Ekskluzive/ Sms që kërcënuan
me vdekje prokurorin e Fierit

Ekskluzive/ Sms që kërcënuan<br />me vdekje prokurorin e Fierit
TIRANE- “Po ta them në sms po ty do ta them lajf, mendohu mirë o rop math se nuk më njeh se kush jam, e do bëhesh pishmënd më kë je pleksur…”. Ky është vetëm një fragment i dy sms që kanë mbëritur në telefonin e prokurorit të Fierit Çlirim Sino, i cili është kërcënuar me jetë nëse nuk ulte dënimin gjatë pretencës së dhënë në gjykatë për tre grabitës me armë Fatjon Zoto, Fatos Muçi dhe Selam Xhaferi.

Në adresë të prokurorit Sino, kanë mbërritur dy sms kërcënuese nga një numër grek, ndërkohë që shumë telefonata janë bërë në numrin e tij personal, duke e kërcënuar me jetë.

Gjithçka ka ndodhur në muajin nëntor 2010, ndërkohë që për këto kërcënime prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorin në Prril 2013, i cili është shtetasi Evis Bilbili nga Tepelena, emigrant në Greqi. Indentifikimi i personit është shoqëruar me një dinamikë të gjatë veprimesh proceduriale, ku me një letërporosi të dërguar autoriteteve Greke është arritur të zbulohet se numri 00306995490XXX, prej nga vinin sms kërcënuese i përkiste shtetasit shqiptar Evis Bilbili. Ndërkohë nga verifikimet e kryera në teren ky i fundit rezulton me dy adrresa banimi në Tepelene dhe Tiranë. Në pamundësi për ta gjetur, prokuroria ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bilbilin dhe ka vijuar në mungesë gjykimin ndaj tij për akuzën e “Kanosjes së prokurorit” duke e dënuar në 20 dhjetor me 3 vjet burg.

mesazhi kercenues per prokurorin e fierit
(Foto: Mesazhi kërcënues në adresë të Prokurorit Sino)

Mesazhet kërcënuese
Nga përmbajtja e mesazheve rezulton se, ato janë kërcënuese dhe fyese njëkohësisht dhe janë bërë për shkak të detyrës pasi, i dëmtuari Çlirim Sino ka përfaqësuar në gjykim në Gjykatën e Fierit, çështjen penale në ngarkim të shtetasve Fatjon Zoto, Fatos Muçi dhe Selam Xhaferi të akuzuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë”. Në datën 10.11.2010 ka qenë seance gjyqësore, ku do të paraqiteshin konkluzionet e mbrojtësve, në një kohë që prokurori i kishte dhënë konkluzionet e tij, duke kërkuar dënimin me burgim të këtyre personave.

Ndërkohë që më dt.09.11.2010 dhe dt.10.11.2010 i pandehuri Bilbili, i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese të dëmtuarit. Nëpërmjet këtyre mesazheve i është kërkuar prokurorit që të ulë dënimet. Konkretisht përmbajtja e mesazheve është si vijon: “…po ngrije telin se e bëra shurrën. Por ta dish se do ta bëj ty shurrën me në kokokë do të …., nga ke dal ti … rob po s’pe drejtësin, do tja lem kohës mendohu mirë se posht do vi vetëm për ty do të ….” Ndërkohë që mesazhi i dytë është” O p….të njoh mirë dhe do më njohësh po kur të më shikosh çdo kthesh as një se ne gjum do të vi dhe s’do ketë ekspert që të mësoj të drejtën tënde mbaje mënd po s’ktheve rrugë. Se çfarë do të gjej nuk e ke presion, do jetë realitet po qe se ule dënimet që ke dhëeën do të …. Po ta them në sms po ty do ta them lajf mendohu mirë o rop math se nuk më njeh se kush jam, e do bëhesh pishman me kë je pleksur…”.

Iku 3 ditë më vonë
Në lidhje me identifikimin e personit, në emër të të cilit figuron i regjistruar numri i telefonit të mësipërm, është dërguar letërporosia përkatëse autoriteteve greke. Këto të fundit kanë kthyer përgjigje sipas së cilës rezulton se, numri është i regjistruar në emër të shtetasit Evis Bilbili, nga Tepelena, por me banim në Tiranë. Bashkëngjitur letërpororisë është dërguar edhe formulari i aplikimit dhe kopje e pasaportës e shtetasit Evis Bilbili.Nga të dhënat e marra në sistemin TIMS rezulton se, në kohën e dërgimit të mesazheve, i pandehuri ka qenë në Shqipëri dhe ka dalë jashtë territorit shqiptar tre ditë më vonë.


Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së