Ekskluzive/ Tirana zyrtarizon Regi Lushkjën! Sherif Kallaku bën gati 'valixhet' për t'u larguar

Ekskluzive/ Tirana zyrtarizon Regi Lushkjën! Sherif Kallaku bën gati 'valixhet' për t'u larguar

Prezantimi i Regi Lushkja-s

Regi Lushkja është lojtari më i ri i Tiranës. 26-vjeçari ka lënë Sherif Tiraspol në Moldavi dhe pas një viti rikthehet sërish në Superligë, këtë herë në radhët e bardhebluve. Kavajasi shkëlqeu nga 2016-2022 me Laçin në elitë, teksa sezoni i fundit në Moldavi u kushtëzua nga dëmtimet.

"Regi është një nga ne. Mirëseerdhe Regi Lushkja", thuhet në njoftimin e publikuar nga Tirana. Tanimë Regi bashkohet me Deliun te Tirana, me kampionët në fuqi të vendit që afrojnë në ekip dyshen fantastike.

Nga ana tjetër, burime për Report TV bëjnë me dije se mbingarkesa në repartin e mesfushës ka bërë që Tirana të verpojë edhe në dalje. Një nga emrat e sakrifikuar është Sherif Kallaku, me fantazistin që është një hap pranë largimit.

I afruar verën e 2022 nga NK Lokomotiva e Zagrebit, Kallaku këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, për 1178 minuta në elitën. Edhe pse me kontratë deri verën e 2025, Kallaku është me "valixhe në duar".

Sherif Kallaku

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi