U kap në kufi me dy armë, Fjolla Morina largohet nga banesa në Kukës ku ishte në 'arrest shtëpie'. Report Tv mëson se një patrullë e policisë së drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë kontroll në banesën ku ajo qëndronte me qira pasi kishte informacione se Morina nuk e respektonte masën 'arrest shtëpie'.
Banesa ishte e mbyllur dhe është kërkuar prej minutash hapja e derës. Këngëtarja e alkuzuar rezulton e larguar.
Kemi të bëjmë me një arratisje apo vetëm thyerje e masës së sigurisë mbetet për tu zbardhur. Nëse vërtetohet thyerja e masës së sigurisë 'Arrest shtëpie' bën që Fjolla Morina të rikthehet në qeli.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Report Tv siguron video nga momenti kur policia ka “pushtuar” shtëpinë e këngëtares Fjolla Morina.
-
pse nuk mere ne pyetje federike durda xhesara neli ish burri arberia gjonaj ish shevi komisarjati kucoves sokol kociu ajede zyberidhe te tjere
Përgjigju -
/YMER/ edhe Phil Spector,V.I.P.arti ishte por vdiq ne burg i denuar 19 vjet per vrasje.
Përgjigju -
Kokerr shalet kjo dhe pike.
Përgjigju -
Meqenëse ligjet ekzistuese nuk janë për të, më mirë të bësh një ligj të ri që i jep imunitet elitës ose VIP. ligjet ekzistuese janë për masat, ato janë në burg nëse vjedhin një copë bukë!
Përgjigju-
VIP kjo??ca vipi leshi osht???gjith ai derr gopi po....
-
-
LERENI se eshte kengetare e mire dhe e bukur,,,armet i ka pasur per vetmbrojtje,,sepse ne shqiperi nuk ka siguri ne rruge,,eshte turp te arrestosh artistet,,nuk te vjen e keqja nga artistet ,,por nga politik-qenet qe jane te lidhur me kriminelet....
Përgjigju -
Dava ku*ve
Përgjigju-
Epo k me te madhe ose te vockel si hyn gjemb ne kembe asajt. Ne i marrin pasojat...
-











Komente
Komento