EKSKLUZIVE/"Urbanika": Si bëhet
tregu ilegal i hashashit në Tiranë

EKSKLUZIVE/tregu ilegal i hashashit në Tiranë">
TIRANË - Tregu ilegal i drogës në Shqipëri. Si tregtohet dhe blihet kanabis sativa në Tiranë tek të rinjtë? Vendet që ata frekuentojnë për ta pirë apo injektuar drogën?

Këto pyetje ka ngritur emisioni "Urbanika" sot në mbrje në televizionin "A1 Report". Para se të niste diskutimi me të ftuarit, u transmetua edhe një video ekskluzive po e "A1 Report" e një rasti shit-blerjeje droge në Tiranë, pranë Liceut Artistik "Jordan Misja".

NARKOMANËT NË RRITJE, KONSIDEROHET E MODËS, ULET MOSHA E PËRDORUESVE
Genci Muçollari, drejtues i qendrës trajnuese “Aksion plus” pranon se ky treg ekziston. Me mënyra të reja, me celular, shkëmbime në rrugë, pranë shkollave të mesme, në Licen Artistik janë rekrutuar përdoruesit e parë të heroinës. "Aty në një rast heroina është hedhur falas dhe aty u bënë disa vartës të heroinës". "Tregu ekziston, policia i di shumë mirë zonat e nxehta. Aty ku policia ndërhyn tregu spostohet në vend tjetër", thotë Muçollari. Andrin Tahiri, toksikolog në QSUT gjithashtu pohoi se “përderisa rastet shtohen, e vijnë pacientë me mbidoza do të thotë që tregu ekziston, madje më të shumtë janë ata të quajtur “adiktë”, të tillë që janë të varur, përdorues ditorë që nuk rri dot pa marrë dozën. Jonida Haxhiu, eksperte e drogave në Instituin e Shëndetit Publik përmendi se sot në Shqipëri ka 60 mijë përdorues droge, nga të cilët 10-20 mijë janë ultravenozë: “Janë shifra alarmante. Është shtuar përdorimi. E konsiderojnë trendy, të modës. Nëse i referohemi pubeve, lokaleve substancë e lehtë si marijuana është e pranueshme, por kjo është alarmante”.  Më tej Haxhiu ka theksuar se “vihet re një ulje e moshës së përdorimit”.

PARANDALIMI MË I MIRË SE KURIMI, TRAJNIMI NË SHKOLLA I PAMJAFTUESHËM
"Statistikat flasin se 7-8% e shkollave të mesme përdorin marijuanë. Më pak lëndët e tjera. Marijuana është dhe më e lirë. Ligji dënon, por lë pak evazive pjesën e dozës me të cilën kapet përdoruesi. Nuk bën ndarjen mes ndarësit, shitësit dhe përdoruesit", shtoi Muçollari. Sipas Alma Pula, përfaqësuese e UNODC,duhet një rrjet i posaçëm që gjithë përduruesit të jenë brenda një axhende të përcaktuar qartë. "Trajnimet një orë janë të pamjaftueshme. Fëmijët duhen herë pas here të mbahen në kontakt me dukurinë, të shohin me mjete vizive njerëz që kanë vuajtur, që të arrijnë ta kuptojnë e t’i thonë stop drogës. Adoleshenca ka problem kuptimin se sa e rrezikshme është dukuria", theksoi Pula. "Parandalimi është më mirë se kurimi. Kjo është bazë në shëndet. Nëse ne do shkojmë më përpara te adoleshenti se sa droga, atëherë kemi fituar", shtoi Haxhiu.
"Një përdorues edhe eksperimental qëllon të bëhet i varur. Momenti i parë ka efekt pozitiv dhe gjithmonë ai do kërkojë këtë efekt edhe më pas", theksoi specialistja e drogave në ISHP, Jonida Haxhiu.

DËSHTOJNË BETEJA, POR JO LUFTA ME DROGËN, DUHEN MJETE TË REJA
"Droga krijon probleme në shëndetin mendor, aparatin gastro-intestinal. Ka pasoja shpesh të parikuperueshme. Shihet si problem mjekësor, si i sëmurë kronik, jo si krim", theksoi toksikologu Andrin Tahiri. "Është dukuri globale. Lufta është bërë shumë e fortë. Edhe pse janë marrë masa, numri i përdoruesve është rritur në gjithë botën. Shtete si Britania e kanë të humbur luftën me drogën", tha Muçollari. "Nuk e pranoj se lufta me drogën ka dështuar, apo betejë e mbyllur. Përbën problem, ndoshta humben beteja, sepse ndoshta nuk është gjetur mënyra e duhur. Nëse shoqëria do përpiqej të formojë masa multidisiplinare, e njerëz që përpiqen vërtet se si ta zgjidhim këtë problem, nuk do të ishte kështu", debatoi Haxhia. "Duhen krijuar kushte, ambiente, që një shtet të ketë sa më pak përdorues, që ta mbajmë nën kontroll situatën, duke ngritur struktura përkatëse për ata që ushtrojnë", shtoi Alma Pula. "Ka shtete që kanë legalizuar përdorimin e disa drogave, por kanë kritere tejet rigoroze. Ka “coffe shop”, ku s’lejohen minorenë, nuk lejohet marketing. Janë projekte pilot, por legalizim i kontrolluar", shtoi Muçollari.
 
DËSHMIA E PËRDORUESIT 1: NË TIRANË, ÇDO 4 PALLATE KA NJË SHITËS DROGE
“Çdo katër pallate në Tiranë ka një shitës droge”. Këtë pohon një përdorues droge, 30 vjeç, nga Tirana, që preferon të mbetet anonim, për “Urbanikën”. Ai tregon më tej dëshminë tronditëse se “shitja e drogës është bërë si të blesh cigare; në 1 km² ke 1-2 shitësa. Ka pika shitje që funksionojnë mbi 3-4 vjet në Tiranë, që s’janë mbyllur një ditë. Ka çuna që s’kanë mundësi për ta blerë dhe marrin 2-3 kile për ta shitur, që në këtë mënyrë ta blejnë dhe shkojnë në burg. Çdo katër pallate ka një pikë shitje. Heroina dhe kokaina gjenden një në 3-4 km, Kokaina i ka klientët e rrallë”. Përdoruesi anonim tregon se e ka nisur drogën që 15 vjeç. Dhe në 10 vjet është përdorues i rregullt. “Nuk kam arsye pse ta lë”, thotë ai, pasi më pare isha shëndetligë dhe që kur nisa drogën s’kam pirë një aspirinë. Ai është familjar, ka një fëmijë dhe gruan e tij. Në mjedise pune e dine që është përdorues i rregullt hashashi, edhe prindërit, por jo vjehrra dhe vjehrri. Edhe pse thotë se droga i ka bërë mirë nuk i ka dhënë asnjëherë nuses. Nuk i thotë askujt që ta fillojë se është gjë e mirë. “Hashashi më pëlqen jo se është më i lirë. Heroina duhet shpallur me ligj si vetë pengmarrja. Të bën vërtet keq, të rrëmon kockat. Është vdekjeprurëse”.

DËSHMIA E PËRDORUESIT 2: KUR DROGOHESH I BËN TË TËRA...
Një tjetër ish-përdorues droge, i cili trajtohet në një qendër, i intervistuar në anonimat, ka dhënë mesazhin, që njerëzit “mos ta shohin me sy, e jo ta pinë drogën”. Edhe ai i martuar, me 3 fëmijë, por që ka fatin që gjithë familja i qëndron afër dhe e inkurajon të ndryshojë. Po si e përballon jetën? “Vetë punoj. Jam saldator. Kam vëllezër në punë”. Më parë, kur drogohej tregon se “s’më binte në mend puna; gjithë të zezat i ka, i bën të gjitha kur drogohesh, mos thonë kot se nuk i bën, droga në atë rrugë të çon".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit