Ekskluzive/ Vetingu në Shqipëri në 'Strasburg', më 9 shkurt Gjykata për të Drejtat e Njeriut jep vendimin e parë! U dërgua nga ish-gjyqtarja kushtetuese (DOKUMENTI)

Report Tv mëson ekskluzivisht se më 9 shkurt Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut do të shprehet me një vendim për procesin e vettingut në Shqipëri. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv vendimi do të jetë për padinë e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj shkarkuar në maj 2018.

Xhoxhaj ka ankimuar në strasburg shkarkimin e saj si të pabazuar në ligj e prova ndërsa rezulton se kur ishte gjyqtare kushtetuese ajo votoi pro proçesit të vettingut.

Gjyqtarët e GJEDNJ më 9 shkurt deklarojnë se do të zbardhin dispozitivin e vendimit të tyre. Në rast se ata do ta cilësojnë të padrejtë procesin e vettingut ndaj Xhoxhajt atëherë ish gjyqtares do ti lind e drejta e rikthimit në detyrë ose dëmshpërblimit.

Aktualisht në Strasburg kanë depozituar padi një sërë ish gjyqtarësh e prokurorësh të shkarkuar nga vettingu mes tyre ish gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo, ish prokurorja Antoneta Sevdari, Besa Nik hasani e të tjerë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, më datë 8 mars 2019, regjistroi çështjën për shqyrtim të ngritur nga zj.Altina Xhoxha ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, ku ajo pretendon se ka patur shkelje të të drejtave dhe lirivire themelore të njeriut në procesin e zhvilluar ndaj saj nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, në kuadër të aplikimit të procesin të rivlerësimit kalimtar. Sipas Xhoxhaj janë shkelur të drejtat e njeriut dhe privatësa familjare si dhe procesi për gjykim të drejtë dhe mjete efektive në gjykim. Ai shërbeu në sistemin e drejtësisë prej vitit 1995.

GJEDNJ do të zbardhin dispozitivin e vendimit të tyre. Në rast se ata do ta cilësojnë të padrejtë procesin e vettingut ndaj Xhoxhajt atëherë ish gjyqtares do ti lind e drejta e rikthimit në detyrë ose dëmshpërblimit.

Aktualisht në Strasburg kanë depozituar padi një sërë ish gjyatarësh e prokurorësh të shkarkuar nga vettingu mes tyre ish gjyqtari kushtetues Fatos Lulo, ish prokurorja Antoneta Sevdari, Besa Nik hasani e të tjerë.

Proçesi i vettingut në Shqipëri ndodhet në vitin e tij të tretë nisur nga prill 2018 kur dha vendimin e parë ndaj gjyqtares kushtetuese Vitore Tusha duke e konfirmuar në detyrë.
Kur kanë mbetur dy vite nga afati kushtetues prej 5 vitesh, vetting ka kalaur në filtër më pak se gjysma e gjyqatarëve prokurorëve dhe ndihmës ligjorëve pjesë e sistemit.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 06/02/2021 13:29

    Zonje juriste gabon rende.reforma dhe vetingu ne drejtesi jane sanksionuar ne ligj,si procedure dhe si masa ndeshkuese.pra cdo sanksion ndaj jush eshte gjukuar nga organizma kompetente ne baze te ligjit per vetingut ne drejtesi.kur ju vite pasuri te pajustifikuara me vendime te padrejte a e shkelet ligjin?Se ketu ti dhe te tjere stregoni me veprimet tuaja inkompetencen ne interpretimin ligjor te se drejtes.ndaj nuk meriton te jeni ne sistemi e drejtesise.Nuk po flas per korruptim me mitemarrje,ate.etj.

    Përgjigju
  • emri: 05/02/2021 19:13

    Fiks fare ... apo cpo na behet vone se cfare mendokan ne strasburg. ne i kemi ketu perdite ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë