Ekskluzive - VIDEO e grabitjes
së karburantit në Sarandë

Ekskluzive - VIDEO e grabitjes<br />së karburantit në Sarandë<br /><br>
SARANDE - Mëngjesin e kësaj të enjëte maskat kanë grabitur dy karburante në qytetin e Sarandës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:48 minuta në lagjen nr 1, ndërsa grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë kërcënuar rojet e karburanteve dhe sipas dëshmisë së këtyre të fundit, grabitësit kanë marrë rreth 16 mijë lekë reja dhe një celular tek njëri prej karburanteve, ndërsa në karburantin tjetër nuk kanë arritur të marrin asgjë, pasi parat e turnit janë tërhequr nga menagjeri i pikës së karburantit.

Dy grabitësit kanë qenë të veshur me xhupa dhe me maska, ndërkohë që në dorë mbanin, njëri një pistoletë dhe tjetri një thikë. Siç shihet edhe në pamje, dy hajdutet në momentin që janë future në zyrën e karburantit, fillimisht kanë kërcënuar rojen me pistoletë, ndërsa njëri prej tyre, me thikë në dorë ka shkuar dhe ka hapur sirtarin ku mbahen lekët.

 

Ata kanë mundur të marrin vetëm 16 mijë lekë të ri, por kja i ka indinjuar dhe gjatë kohës që qëndronin brënda, ata ka shkelmuar edhe dollapët e tjerë të cilët kanë qenë të mbyllur. Më pas hajdutet janë drejtur edhe për tek karburanti tjetër, por në këtë rast ata kanë dal huq pasi nuk kanë arritur të marrin asgje. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë kontaktuar me dy rojet e karburanteve përkatëse, shtetasin K.S dhe R.S të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve.

karburanti qe u grabit
(Një nga pikat e karburantit që u grabit)

 

Sarandë, Informacion paraprak

Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen ''Nr.1.'', janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen ''Nr.1'', dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Reuters: Burimet thonë se Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit

Reuters: Burimet thonë se Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit