TIRANE- Dy trajlera të mbushur me bagëti të imët kanë mbërritur sot në mesditë në Tiranë. Mendohet se bagëtitë janë pjesë e gostisë së madhe që do shtrohet në kryeqytet më 28 nëntor, për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Tv A1 Report ka filmuar pamjet e trajlerave të cilët ishin të mbushur me bagëti të imët, duken si desh teksa po hynin në Tiranë, nga autostrada Tiranë- Durrës. Trajlerat, me targa Estonie kanë ardhur nga porti i Durrësit. Pasi kanë ardhur në Tiranë dy trajerat janë rrotulluar në rrethrrotullimin e doganës, ku sipas korrespondentit të A1 Report Artur Korriku pritet që trajlerat me dhen do të çdoganohen në Doganën e Tiranës, pasi kanë hyrë tranzit nga porti i Durrësit.
Trajlerat kanë zbritur në portin e Durrësit në orën 10: 30 nga trageti i linjë Bari- Durrës me tragetin "Bridge". Kuriozitet është se ku do të bëhet therja dhe si do të servilen për festuesit.
Në mbledhjen e 14 nëntorit kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të të Bujqësisë, Genc Ruli, që të merrte masat dhe të siguronte një mijë qengja dhe një mijë deshë, të cilët më 28 nëntor do të vihen në radhë dhe do të bëhen kurban, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë.
BERISHA NE KM: KURBAN 1000 QENGJ E DESHE
"Do të ketë dreka zyrtare, darka zyrtare, por zoti ministër i Bujqësisë duhet të merren të gjitha masat për të përzgjedhur njëmijë desh dhe njëmijë qengja dhe natyrisht, ushqime të tjera e pije. Bashkia e Tiranës ka filluar punën për tortën në Guiness, që do të jetë 4 tonë, çka do të bëjë që ata, që mendojnë të shëtisin atë ditë në rrugën “Murat Toptani”, do ta kenë të pamundur. Ndaj të përcaktohen vendet për njerëzit, pasi do të jetë të shumtë ata, që do të kenë dëshirë të ndjekin aktivitetet. Ajo do të jetë një ditë që ofron të gjitha mundësitë. Ju gazetarët e shihni me habi pasjen e deshve, por ju garantoj se nuk është origjinale. Kjo është një praktikë ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha shtetërore. Urojmë që të mos ketë shi atë ditë, por edhe nëse bie shi, të mos harrojmë se edhe 100 vjet më parë ishte ditë me shi, ndaj të mos ankohemi. Ne po festojmë ditën më të rëndësishme të këtij një shekulli, me qëllim urimin më të madh e më të mirë për 100 vitet që vijnë. Shqipëria po lë pas 100 vite pavarësi dhe ne patëm shansin të jemi dëshmitarë të kapërcyellit të shekujve. Për ne, të përjetojmë kapërcyellin tjetër të shekujve, edhe në qoftë se shkenca me antioksidantë mund të krijojë një mundësi të re, shanset janë jo shumë reale."- tha Berisha në mbledhjen e qeverisë së 14 nëntorit.
/Shqiptarja.com

Qengjat e Pavarësisë, thertorja do jetë mbi mermerët e italianëve