Blerina Meta, nëna e Hysenit, Hygertës, dhe e Amarildos, tashmë të arrestuar, si të dyshuar për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Metës, po qëndron në shtëpinë e prindërve, Baftjar dhe Sanije Tuga, në fshatin Gjorm te Kurbinit. Gruaja është në gjendje të rëndë psikologjike, dhe familjarët e saj të tronditur.
Babai, Baftjari, jashtë kamerës, thotë se çifti ka patur probleme, por jo të shkonin deri në këtë pikë... ‘Mua po mu dha mundësia do t'i them dy fjalë parë drejtësisë...’, shton ai.
Blerina edhe më parë ka përjetuar, tragjedi. Nëna e saj, në maj të vitit 2010 Sanije Tuga, vrau vjehrrën Behare Tuga 80 vjeçe, me çifte. Atë kohë Sanija ishte 52 vjeçe, sot që i rri pranë së bijës, Blerinës, është 66 vjeçe. Ajo plagosi rëndë dhe burrin e saj, Baftjarin 58 vjeç, sot 72 vjeç.
E moshuara, vjehrra vdiq në spitalin e Traumës, kurse i biri mbrojti nënën e tij, por vazhdoi martesën me Sanijen. Asokohe policia e cilësoi ngjarjen për motive të dobëta, e më konkretisht gjatë një sherri nuse- vjehrrë. Për mbesën e tyre Blerinën, Skënder Tuga ka dëgjuar se kishte probleme më të shoqin, por vetëm kaq.
‘Kushëri jam. Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm. Goca e Baftit ne e kemi bijë, nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohën e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit.’- tha Skënder Tuga për Report Tv. (Kushëriri i Baftjarit, Djalë xhaxhai).
Por ndryshe nga Skenderi, kjo grua e moshuar, gjithashtu familjare e Blerina Metës, di shumë më tepër për atë çfarë ndodhte në familje. E moshuara tregon për Report Tv që Blerina torturohej nga burri dhe se si pasojë e dhunës në 2 raste kishte ardhur edhe natën te prindërit.
"Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por Ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.'- u shpreh ajo.
E brengosur për atë çfarë ka ndodhur, ku tre fëmijë tashmë në burg për vrasjen e babait, e moshuara, zbulon një tjetër ngjarje, por këtë herë në fisin e viktimës Pëllumb Meta
‘Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë’- ka deklaruar ajo.
E afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës q ëu vra nga fëmijët në Durrës, ka treguar për Report Tv se ajo ka vuajtur.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv e afërmja ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.
"Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por Ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.
Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë"- tha ajo.
Teksa tre fëmijët do të dalin para Gjykatës për vrasjen e të atit, Pëllumb Meta, bashkëshortja e tij po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
Report Tv ishte në banesën ku po qëndron Blerina Meta në Gjormë të Kurbinit. Pas zbulimit të vrasjes, kjo e fundit është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa është marrë në mbrojtje nga policia.
Babai i blerinës, Baftjar tuga, thotë se gjithçka në lidhje me këtë çështje do ta dëshmojnë përpara organeve të drejtësisë.
kafshe qe kane zbritur ne durres, paVarsisht,,babai nuk vritet..turp i papare..
PërgjigjuMuhabete malokesh gjell qënsh
PërgjigjuKur flasin edhe narët malokë të Labërisë së Cosa Nostra
Toke e " pa zbuluar" sidomos nga Fushe- Kruja e super, me disa perjashtime si Shk, Ku, Pu.
PërgjigjuKeta qenkan per kopsht zoologjik Mire thone per Shqiperine :Toke e pa zbuluar
PërgjigjuKëta paskan qene në hasmëri midis veti