Ekskluzive- Vrau me 13 plumba ish-burrin e motrës dhe kushëririn në Fier/ Zbardhet biseda e gardianit me viktimat: Hajde sqarohemi pak bashkë (VIDEO)

FIER- Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar plot 13 plumba mbi komshiun e tij, Manol Rrapaj dhe kushëririn e këtij të fundit Elis Kapaj, duke i lënë të vdekur në vend. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth e qark poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock” që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, dinamikë e cila është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit. Të dyja vrasjet janë filmuar dhe për prokurorinë e Fierit, nuk ka asnjë dyshim se autor i këtij krimi të dyfishtë, është pikërisht i arrestuari Martin Skëndaj.

Dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë që i ka bërë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t'i qëllojë të dy agresorët. Të parin ka vrarë Elis Kapaj, të cilin pasi e ka rrëzuar e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë, duke ja puthitur pistoletën. Më pas ka ndjekur dhe ka vrarë të burrin e motrës, Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj, ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë, duke pritur në vendngjarje sa ka mbërritur policia.

Nga hetimet e para të kryera prej prokurorit, Çlirim Sino, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht, motra e Martin Skëndaj, ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën Manol Rrapaj, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe komshi me Martin Skëndaj. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndaj, është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është dhe babai i Martin Skëndaj, ka qenë duke kaluar në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit. Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë, Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. Dy ditë pas  këtij konflikti, në 19 dhjetor 2019, rreth orës 09:00 të paradites, Martin Skëndaj, ka dalë nga banesa e tij në fshatin Kuqar dhe ka shkuar në Poliklinikën e Patosit, për të marrë një raport mjekësor për dëmtimin e dorës së djathtë. Prej mjekes së poliklinikës i është sugjeruar të shkonte në Poliklinikën e Fierit, ku të merrte një rekomandim nga mjeku specialist ortoped dhe në këto rrethana ka shkuar në Poliklinikën e Fierit dhe pasi ka marrë rekomandimin, rreth orës 12:00 ka shkuar në Poliklinikën e Patosit.

Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte, Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj, dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini, ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit. Në kohën që Martin Skëndaj, po dilte nga dera kryesore e poliklinikës është përballur me Manol Rrapaj, babanë e Manolit, Vladimir Rrapaj, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante, në dorë një send të fortë, levë, dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “...hajde të sqarohemi pak bashkë...” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë. Aty kanë ndërhyrë persona të tjerë, të cilët mbanin, Elis Kapaj, që të mos vazhdonte sulmin ndaj Martin Skëndajt, me levën e hekurit. Në një moment që Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, kanë dalë në pjesën anësore të Poliklinikës së Patosit pranë një automjeti, aty ka shkuar menjëherë Martin Skëndaj, i cili ka filluar të qëllojë me armën personale në drejtim të tyre duke i ndjekur edhe me vrap. Por Elis Kapaj është larguar me vrap, por është ndjekur nga autori, Martin Skëndaj, i cili vazhdonte ta qëllonte me armë dhe në një moment, Elis Kapaj, pasi është qëlluar, ka rënë përtokë në sheshin para Poliklinikës së Patosit dhe aty i është afruar Martini, i cili fillimisht e ka qëlluar me shkelm në kokë dhe më pas, me armën që kishte në dorë. Goditja është kryer me puqitje në kokë.

Pas ekzekutimit të Eli Kapaj, autori është afruar përsëri me armën në dorë nga vendi, ku qëlloi fillimisht dhe ka qëlluar përsëri në drejtim të Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, autori ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë. Skëndaj është arrestuar nga policia dhe ndaj tij momentalisht është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy personave.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shperthyesi: 30/12/2019 09:57

    denim te lehte djalit, dy azganet bythpalare e kane merituar sipas asaj qe tregohet. nuk mund ti shkaterrosh jeten e motres dhe ta rrahesh, ky djale mund dhe ti plagoste por ketu shteti ste mbron, ata bythpalaret me siguri kur te sheroheshin do tentonin ta vrisnin keshtu qe djali i mbylli punet njehere e mire..thjesht me vjen keq qe mbylli dhe jeten e vete, dhe familjen e tij qe sdo ngreje me koke..tragjedi te tilla nuk ja urroj asnje personi... uroj vetem qe gjykatesi ti jape denim sa me te lehte.

    Përgjigju
  • Malty: 29/12/2019 17:24

    A i lumt dora ketij Po motra se donte nje qe neri gjidhe kete tragjedi

    Përgjigju
    • shperthyesi: 30/12/2019 10:00

      nese ka femije, ske ci ben se do krijosh tragjedi te re, nese ska femije, gjykatesi duhet te vendose per burgim po aq mbase me shume se ai qe kreu vrasjet.

  • Agroni: 29/12/2019 17:21

    Bravo ketyre dy trimave qe iken per lesh! Si nuk ishin nja 10, te pastrohesh pak zona nga keta lloje mostrash. Shpresoj qe denimi te jete minimal.

    Përgjigju
  • Shqip: 29/12/2019 16:30

    Ai i ka vrar gjak ftot fare do varur gjynat aty q iken

    Përgjigju
    • XXx: 30/12/2019 02:52

      Atij i lumte dora e ju befte dita 1000. Legenat kokpalare ja kan ber borxh ja kan prur shpirtin ne maj te hundes. More jua ka ber.

    • Shqipsit: 29/12/2019 16:55

      Herën tjetër në kokë tënde në të njëjtat kushte kushte o Shqip, të iki motra jote me dikë dhe ai tjetri të të vij ty me levë kokës dhe ti si njeri paqësor që je jepi dhe motrën tjetër që të qetësohet ai...

  • Juli: 29/12/2019 16:23

    Viktimat e pasksn kerkuar vete sherrin dhe belane por kjo eshte vrasje e paster. Ky ish polici nuk duhet ta shohi me driten e diellit nese do funksionoje drejtesia. Nese do ishte normal dhe i trajnuar maksimumi mund ti qellonte nga kembet. Kjo eshte vrasje.

    Përgjigju
  • Gim: 29/12/2019 16:08

    Kurvlliqe katnaresh

    Përgjigju
  • Kasem: 29/12/2019 16:03

    Epo ti lesh motren ta rrahesh dhe me leve se i le motren cfar duhet te duronte akoma me shum ai i shkreti

    Përgjigju
  • Beni: 29/12/2019 13:49

    Nuk eshte vetmbrojtje,eshte vrasje me gjakftotesi.Nuk mjaftonte nje plumb?Pse dhe ne koke?

    Përgjigju
    • isuf: 29/12/2019 21:15

      mjaftonte dhe nje plumb me logjik te ftoht, por pasi ke ngren ca leva kot se koti normal qe te erren syt, kishte mar dhe kushuririn per trim palee, ja trima tani..

  • Hallall: 29/12/2019 11:36

    Jaboft zotiiiiiii e mos pendohet fareeee bravoooo

    Përgjigju
  • Populli: 29/12/2019 11:32

    Mirë jua bëri plehrave vetë e paskan kërkuar...

    Përgjigju
  • Bruno: 29/12/2019 11:31

    D.m.th i paska vrare nga inati, jo per vetembrojtje te ligjeshme.

    Përgjigju
    • Den: 29/12/2019 15:27

      Dy plehra me pak Nuk eshte vrasje per vetmbrojte,por eshte vrasje ne kushtet e nje tronditje te thelle Normalisht meriton nje denim te lehte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)