Ekskluzive/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Tahirin, shkak letërporositë nga Italia dhe Mali i Zi

Kur duheshin edhe 24 orë për të skaduar afati hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë me 3 muaj këto hetime pasi pret përgjigjen e dy letër porosive përkatësisht nga Italia dhe Mali i Zi.

Hetimi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm që mban numrin 313 ka nisur në 2017, ndërsa pas zgjatjes me dy here, katër prokurorët Genti Osmani, Arenc Cela, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kërkojnë edhe tre muaj kohë deri më 17 Janar 2019 për të marrë një vendim mbi këtë dosje.

Ish-ministri Tahiri vetë nuk ka bërë asnjë koment edhe pse në media u raportua se hetimi ndaj tij u mbyll dhe dosja u drejtua në gjykatë, ku sipas dokumentit ekskluziv prokurorët ende s’kanë mbyllur hetimet dhe kanë kërkuar afate të reja.

Vendimi për shtyrjen e hetimeve për ish-ministrin Saimir Tahiri

Në këtë shkresë prokuroria e Krimeve të Rënda, sqaron se hetimet janë shtyrë për shkak se pritet përgjigjia nga letërporositë që duhet të vijnë nga Mali i Zi dhe Italia. Për këtë arsye, pritet që hetimet për Tahirin të vijojnë deri në 17 janar 2019.

Sqarimi i prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve për Tahirin.

Tahiri është person në hetim si i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës ku me veprimet e mosveprimet e tij sipas akuzës ka favorizuar grupin kriminal Habilaj të drejtuar nga Moisi Habilaj të trafikonin kanabis drejt Italisë.

Në kërkesën e tyre për zgjatje afati hetimor, katër prokurorët shprehen se ish-ministri i Brendshëm ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal dhe ka vendosur në shërbim të “Habilajve” Policinë e Shtetit, ku sipas hetuesve dyshohet se garancia për paprekshmëri bëhej në këmbim të parave që ata i jepnin atij.

Një tjetër argument i katër prokurorëve për të zgjatur hetimet është edhe fakti se ata ende janë duke bërë verifikime pasurie për personat e përfshirë në këtë hetim.

Kjo kërkesë u është komunikuar palëve ndërsa ende nuk dihet nëse mbrojtja e ish-ministrit do ta ankimojë në gjykatë afatin tre mujor që skadon më 17 janar 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/10/2018 13:29

    Shtyrja e getimeve per Tahirin eshte loje politike e prokuroreve te ceshtjes , se gjykata e Katanias nuk e permendete fare Tahirin . Lufta e Saliut, sa here humb pushtetin ,eshte kunder policise dhe prokurorise . Shtyrja eshte pa aftesi, ose nuk dalin dot nga ajo gjendje qe vet inskenuan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja