Ekskluzive/ Zjarri në Komisariatin e Kamzës, Report Tv siguron denoncimin e nënës së viktimës: Djali më dhunonte, mori bombolën e gazit dhe na tha se do na digjte të gjithëve

Ekskluzive/ Zjarri në Komisariatin e Kamzës, Report Tv siguron denoncimin e nënës së viktimës: Djali më dhunonte, mori bombolën e gazit dhe na tha se do na digjte të gjithëve

Viktima Arben Mici dhe denoncimi i nënës

26-vjeçari Arben Mici, i cili gjeti vdekjen nga zjarri që e vuri vetë në Komisariatin e Kamzës, ishte shndërruar në një makth për familjen e tij! Vetë nëna e tij në denoncimin e saj ka tronditur me deklaratat për mënyrën se si i biri sillej me të dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Report Tv ka siguruar denoncimin e nënës në polici, e cila e detyruar nga dhuna, ka kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Nëna ka thënë se me datën 22 mars ai e kishte kërcënuar se do t’i vinte flakën shtëpisë dhe do t’i digjte të gjithë, pasi ajo i kishte refuzuar t’i jepte para.

Nëna e gjashtë fëmijëve ka deklaruar se ajo banon me bashkëshortin, dy djemtë e saj, njëri prej cilëve Arben Mici, i pamartuar dhe që prej gjashtë vitesh ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj duke e shoqëruar me sharje, ofendime e kërcënime.

26-vjeçari ka dhunuar nënën e tij por ka pasur raste kur në gjendje të dehur ai kërcënonte të gjithë familjen.

Kjo ka ndodhur në një rast kur Arbeni në gjendje të dehur i ka kërkuar para nënës së tij, ajo nuk ja ka dhënë dhe ai ka filluar duke e sharë e ofenduar me shprehjet si "K.... Rruspi, ti shkon me njerëz. Unë nuk jam i yti jam dikujt tjetër e shume te tjera", dhe e ka kërcënuar me fjalë se "Do të ther".

Me pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke e gjuajtur me grushte, shkelma, në trup dhe në kokë. Në këtë moment nëna ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në Komisariat ku ka bërë kallëzim e saj penal dhe është pajisur me Urdhër Mbrojtje.

Në mënyre të përsëritur Arben Mici ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj dhe një gjë e tillë kishte ndodhur me datë 22 mars pasdite, kur ai ka hyrë në banesë duke bërtitur duke i kërkuar lekë dhe ajo nuk ja kishte dhënë. Në këtë moment Arben Mici ka kapur telat e korrentit për të fikur dritat, më pas ka dalë nga banesa, ishte kthyer përsëri dhe ka hyrë tek dhoma e kuzhinës duke tentuar të hapë bombolën e gazit, duke e kërcënuar "Se do t'ju djeg të gjithëve brenda, do t'ju theri te gjithëve", por nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pasi aty kanë qenë të pranishëm dhe pjesëtaret e tjerë të familjes.

Sot u konfirmua se 26-vjeçari Arben Mici ishte ai që i vuri zjarrin qelisë në Komisariatin e Kamzës dy ditë më parë, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë, viktimë e së cilës u bë pikërisht vetë ai. Mësohet se në qelinë ku ndodhej Arben Mici u gjet një paketë duhani me tetë filtra, ndërsa në trupin e tij iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare, një paketë, si dhe një çakmak me ngjyrë blu, me të cilin i vuri flakën dyshekut. 

I riu, i arrestuar pasi dhunoi të ëmën, ka qenë një person problematik, ndërsa në 5 vite ishte shoqëruar 22 herë në polici. Paraprakisht u dyshua se Mici e thuri planin e zjarrvënies bashkë me të arrestuarin tjetër, Dilaver Idrizin, me qëllimin për t'u arratisur, por një tezë e tillë ka rënë. Vetë Idrizi deklaroi se zjarrin e kishte vënë Micci dhe se ai ishte nxjerrë jashtë qelisë nga polici Hajredin Boja, i cili mbeti i asfiksuar. Familjarët e 26-vjeçarit kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi i nënës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
‘Ku*vë, rruspi...unë nuk jam djali yt’, çfarë i thoshte Arben Mici nënës së tij kur e dhunonte

1648465852_MICI.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv për denoncimin e nënës ndaj Arben Micit është edhe fjalori i rëndë që përdorte 26-vjeçari për të ofenduar nënën e tij.

"K.... Rruspi, ti shkon me njerëz. Unë nuk jam i yti jam dikujt tjetër e shume te tjera", ishin disa nga fjalët e rënda që ai përdortje ndaj dhunës verbale të mamasë së tij, ndërsa e ka kërcënuar dhe me fjalët se "Do të theri".

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 28/03/2022 13:28

    Ngushellime moj nene e shkrete ,i thone nje fjale te vjeter .ME MIRE NJE FUND ME DHIMBJE SESA NJE DHIMBJE E PA FUND.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?