Adriatik Llalla azil në Gjermani? Ambasada: Nuk e japim këtë informacion

Ditët e fundit në disa media online, është dhënë lajmi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Gjermani. Por për të mësuar se si qëndron e vërteta Report TV i drejtoj një pyetje ambasadës gjermane në Tiranë, nëse ish numri 1 i akuzës shqiptare, ka kërkuar azil apo jo. Përgjigjja që morëm është kjo:

“Shumë faleminderit për kërkesën tuaj. Përcaktimet ligjore në Gjermani nuk lejojnë, që informacionet rreth rasteve të azil kërkimit të bëhen publike. Këtu përfshihet edhe informacioni, nëse është aplikuar për azil apo jo”.

Përgjigjja e ambasadës gjermane për Report Tv

Pavarësisht kësaj përgjigje ngrihen disa pyetje ku ajo më kryesorja se si është i mundur që një shtetas shqiptar siç është zoti Llalla mund të jetojë në një vend si Gjermania në zonën "Schengen" ku maksimumi qëndrimit është 90 ditë.

Report TV nga burime jo zyrtare ka mësuar se zoti Llalla dhe familja janë duke jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë. Më 16 maj 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik drejtuar Kolegjit të Posaçëm Apelimit ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet Vettingut. 

Avokati Sokol Azizi i tha Kolegjit të posaçëm të Apelimit se klienti i tij Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës.

“Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurë të përgjithshme për ta përfaqësuar”.

Sokol Azizi, avokat i Adriatik Llallës

Ditën e nesërme trupa gjykuese e përbërë nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari do të shqyrtojnë këtë çështje përsëri. Për zotin Llalla tashmë ka një hetim që nisi nga Prokuroria e Durrësit por kjo Prokurori nuk i vijoi ato për moskompetencë duke ia kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

Hetimet janë regjistruar për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mos deklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”. “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 31/05/2018 04:14

    Lexova pak me poshte komentet e bera deri tani ne lidhje me azilin qe paska kerkuar ish krye prokurori A Llalla ne Gjermani. Po qe se eshte e vertete e ka te sigurt miratimin. Le te presin qytetaret rezultatet e Vetingut....Ky Vetingu ne drejtesi eshte nje o me xhufke i themi ne ... Vetingu duhej filluar nga Politika(qeveriame te gjithe nga k/m,ministrat,deputetet,kryebashkiaket si dhe te gjithe drejtuesit te emeruar nga politika) Do thoni ju kush ta bente!? USA bashke me BE ne. Ata i kane te gjitha te dhenat per klasen drejtuse politike ne vendin tone. Vetem keshtu realizohen reformat ,ndryshe kemi vetem flluska sapuni dhe vendi do shkoje drejt tatepjetes ....

    Përgjigju
    • Erik: 31/05/2018 08:24

      Po me ç'baze ligjore dhe kushtetuese do gjykoje BE dhe USA, apo me gjueti shtrigash? Ti me pelqen, ti jo, tek ty kam dyshime, ndersa ti e kalon testin. Jo mo mik rruga e zgjedhur eshte me e mira, vetting per gjykates dhe prokurore qe deri me sot nuk kishte institucion siper tyre qe i kontrollonte dhe gjykonte. Po te jete drejtesia e forte dhe e palidhur politikisht, i ka duart e lira te hetoje mbi cdo afere apo burim parash te dyshimta te politikaneve dhe jo vetem. Shiko si i eshte qepur Hajdarmataj Tahirit? Ka shkuar ne Itali te marre ne pyetje Habilajt, qe me sa mbaj mend eshte rasti i pare qe ndodh nje hetim kaq i thelle ndaj nje politikani. Duket se e ka personale, por ama i ka dhe duart e lira nga politika. Llalla mund ta fitoje azilin politik ne Gjermani, por askush nuk e ndal drejtesine ne Shqiperi nese ka vullnet ta vazhdoje procesin ligjor dhe minimumi t'i konfiskoje pasurine qe rezulton te jete vene paligjshmerisht.

  • Fredi: 30/05/2018 22:57

    Europa dhe USA qe na sugjerojne Vetingun jane bere streha e ketyre maskatenjeve dhe i shfrytezojne per qellimet e tyre politike ne ballkan. Harruat ish shefin e shtabit te denuar me 7 vjet heqje lirie per Gerdecin dhe perfitoi azil politik ne USA? Shpresoni, shpresoni kot tek vetingu. Po largohet nje bande sherbetoresh te koruptuar per tu zevendesuar serish me nje bande sherbetoresh te koruptuar duke i bere shantazh njera tjetres.

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 30/05/2018 22:17

    Ska azil per Llallen Gjermania e do Vettingun

    Përgjigju
  • Eri: 30/05/2018 20:57

    Kur kerkohet azil organi ose shteti qe te mer perziper nuk jep asnje info madje as vendin ku strehohesh jane rregulla nderkombetare te azilit ose mbrojtjes.Ndaj mos u lodhni kot me ambasada madje as nese fiton ose humbet se mer vesh kurre nje i trete me perjashtim nese e deklaron vet personi .

    Përgjigju
  • Blenard: 30/05/2018 20:21

    Hajde reforem hajde ta pic ne kup ky zagari e shpetoi likja me berishen

    Përgjigju
  • Lelo: 30/05/2018 18:48

    Tiku doli me I zgjuari.I dergoi teze Merkelit dosjet e ketyre sa majtas e, djathtas,u pendua dhe tani kushedi ku ben plazh ne ndonje vend si qytetar gjerman.Rrini mbani vettingun se te kapme e keni.

    Përgjigju
  • Qoqja: 30/05/2018 18:27

    Ka mbeshtetje te plot nga president BAFTJARI dhe shpella e vicidolit SAL SHKATRRIMTARI .Ne qoft se ndodh kjo parlamenti te marre masat e duhura ta sjell kte Sharlatan ne atdhe dhe tja dorezoj drejtesis para se dora gjakatare ta coje tek Prifti Olldashi me shoke .Ky asht celesi i portes se hekurt te hajduteve vrasesve .

    Përgjigju
  • Tini: 30/05/2018 17:59

    Nese aprovohet azili politik per Llallen ne Gjermani , do te jete deshtimi i vetingut dhe Shqiperia do zhytet me keq ,drejt kaosit dhe padrejtesuse . Shteti ligjor ka ligje dhe fajtoret duhen denuar . Llalla dhe babalja ,jane shembujt tipik te keqperdorimit te politikes ne drejtesi , me mashtrime te qellimshme .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it