Ekskluzive/Berisha krijoi formacion me 111 kriminelë dhe i pajisi me raketa në ’97, liroi nga burgu krerët e bandave, u dha pasaporta diplomatike

Në një kohë kur ushtria me militantë të Parisë Demokratike dhe njerëzit e SHIK-ut, me në krye gjeneralin e përgjithshëm Bashkim Gazidede, po shpartallohej dhe dezertonte në Jug të vendit, Sali Berisha, për të mbrojtur veten e tij, në mars të ’97, krijoi në mënyrë të paligjshme një formacion special i përbërë nga 111 kriminelë. Ky është një tjetër konstatim në raportin e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997. Nga hetimet e komisionit është zbuluar se formacioni i kriminelëve është pajisur edhe me raketa. Teksa krerët e reparteve refuzonin urdhrat për bombardimin e Jugut, Berisha krijoi dy garda paralele, për sigurinë e tij.

“Në këto ngjarje zë fill edhe shpërbërje totale e ushtrisë. Realiteti i shtetit shqiptar i kësaj periudhe dëshmon qartë se drejtuesit e këtij shteti e shkatërruan ushtrinë, (forcat ushtarake, policinë, SHIK-un, rendin, gardën). Përballë këtij fakti ne çmojmë si për veprim antiligjor edhe krijimin nga ish Presidenti Sali Berisha të një formacioni tjetër special (garda dy) në përbërje me ish-kriminelë, për ta përdorur atë për qëllimet e tij, sa që në strukturat e armatimit të kësaj garde u vendosën edhe raketa. Krijimi i kompanisë së dytë operative prej 111 vetash si strukturë ushtarake pranë Presidentit u bë në kundërshtim me ligjin e vitit 1992 për Gardën e Republikës”, thuhet në raport.

Sipas raportit të komisionit hetimor, Sali Berisha amnistoi, nxori nga burgu dhe pajisi me pasaporta diplomatike njerëz të botës së krimit, gjatë periudhës mars-qershor 1997, para se të largohej nga pushteti. “Gjatë periudhës mars-qershor 1997, me dekrete të veçanta, ish Presidenti Sali Berisha fali një numër të madh kriminelësh dhe persona në kërkim, të cilët u bënë krerët e bandave dhe një pjesë e mirë e këtyre pas amnistisë, si dhe shumë rekrutë që u inkuadruan në gardën presidenciale numër 2, u pajisën me porosi të presidentit me rreth 700 pasaporta shërbimi dhe diplomatike, duke përfshirë edhe tërë krushqinë e tij, të cilët i morën pasaportat në 12.3.1997, një ditë para situatës në Tiranë, veprime të cilat u kryen në kundërshtim me kriteret dhe rregullat ligjore”, thuhet në raport.

Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike edhe të birin Shkëlzenin, i cili me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha, ndërsa u kthye në vitin 2005, sapo babai u rikthye në pushtet. Me porosi të Berishës u pajisën me pasaportë diplomatike prindërit e bashkëshortes së Berishës, Liri Berisha, Rexhep Rama, Milica Rama, vëllai Agim Rama, si Miranda Rama, Erla Rama, dhe Fiona Rama.

Në raportin e komisionit hetimor reflektohen urdhrat për angazhimin e ushtrisë për shtypjen e revoltave popullore në Jug të vendit, bombardimin e porteve dhe urave, mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm. Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut.

 Pjesë nga raporti i komisionit hetimor për ngjarjet e vitit 1997
 

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 03/10/2020 14:59

    Avokati Ngjela duhet te ndryshoje mendje se deri tani ai ka bindjen qe ishpresidenti Berisha nuk i eshte gjetur shkelje ligjore per ate qe i ndodhi shqiperise ne vitin 1997. OFL dhe Spaku duhet te hedhi syte nga krushqia e pare andej nga Suedia, nuk eshte rastesi ku i biri i tij u martua me kusheriren dhe pastaj per te humbur gjurmet u "divorcua" ......

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 03/10/2020 14:17

    Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak e ti hidhet kripe deti ne trup ljo i ben derman ketoj gelbaze.

    Përgjigju
  • Ali: 03/10/2020 13:01

    Ka gomare si hala i shkojn mrapa sales.

    Përgjigju
  • Vlora: 03/10/2020 12:48

    Sali berisha nuk duhet te arrestohet duhet nje ekzekutim i paster ball per ball ...ne emer te popullit shqiptare bam bam ..

    Përgjigju
  • Like: 03/10/2020 12:30

    Ketij populli mire tja bejne te gjithe keta politikanet qe e kane mendjen vetem te pasurohen. Ky popull ka gjynahe per te lare

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/10/2020 12:29

    Asnjë vend në bot nuk do e lenare edhe 24 or në liri...!!!

    Përgjigju
  • Mala: 03/10/2020 11:45

    Shqiperia dhe shqiptaret kane shpetuar lehte ne demokracine e "demokrateve" te ricikluar nga komunistet e "ashperdhe skeretaret e PKSH".Rasti qe tregohet eshte deshmi e madhe,ku ishim e ku ishte Shqiperia!!,ku jemi po shihet e dihet??e kah do vemi ne shqiptaret dhe shqiperia,nese sovrani mashtrohet me g nejshtra demokratike!!

    Përgjigju
  • Vlora: 03/10/2020 10:15

    Me Vloren e ka te gjithe ai. Te na ruaje Bo.et ne mes te Lungomares tani

    Përgjigju
  • Bardha: 03/10/2020 08:40

    Kur ka gjithe keto fakte dhe te dhena pse nuk e arestoni ?Sali bashipozuku duhet ti paguaj poshtersite qe ka bere sa te jete gjalle,sa do qe te kalojne vitet ai do kete mbeshtetes por shumica e kane kuptuar qe eshte njeriu me shume maska.,krimineli qe ka shkelur mbi kufoma qe te mbahet ne pushtet

    Përgjigju
    • Loni: 03/10/2020 10:26

      Po pse keto te tjeret Jan shenjtore... Te gjithe nje prerje arsyetim edhe qellim perfitim personal e te behet cte doj me popullin...

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin