Ekskluzive/Dezertuan FA-të për të emigruar në Angli, Gjykata dënon 2 nga 4 komandot
Pas stërvitjes ushtarake në mbretërinë e bashkuar dezertuan uniformën e Forcave të Armatosura dënohem me burg 2 nga katër ushtarët e kallëzuar penalisht. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dënimet për ushtarët Aleksandër Shkulaku dhe Ylber Tokrri.
Dezertuan uniformën ushtarake të Shqipërisë për një jetë më të mirë në Londër teksa ishin në Angli gjatë një stërvitjeje ushtarake, dënohen dy nga katër ushtarët e kallëzuar penalisht nga Ministria e Mbrojtjes.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dënimet ndaj ushtarakëve, ku rezulton se për dy ka përfunduar procesi dhe konkretisht Ylber Tokrri është dënuar me 3 muaj burg në mungesë, Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg, ndërsa procesi është pezulluar për ushtarin Renild Ajazi dhe ende në proces për ushtarin Klevi Lamkaj.

(Faksimile i vendimit që dënon komandon Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg)
Por si dezertuan katër ushtarakët uniformën e Forcave të Armatosura?
Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes ishte përzgjedhur një grup prej 12 ushtarakësh “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore ne stërvitjen “Cambrian Patrol 17” në Ëells-Mbretëria e Bashkuar, për periudhën 04.10.2017 - 16.10.2017.
Të katër këta ushtarakë, pasi kanë përfunduar stërvitjen më datë 17 janë akomoduar në një bazë ushtarake duke lëvizur nga Uellsi drejt Londrës dhe në dt.18 tetor 2017 do të udhëtonin drejt Tiranës.
Të njëjtin itinerar ka ndjekur dhe ushtari tjetër Aleksandër Shkulaku, i cili pasi është akomoduar në bazën ushtarake “Hyde Park Barracks”, efektivi ushtarak po në dt.17.10.2017, ka vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës.
Në datën 18 tetor 2017 ora 08:00 është vënë re mungesa e tij, si dhe e tre ushtarëve të tjerë, të cilët dhe pse janë kontaktuar disa herë në telefon nga togeri Roland Poçi ata nuk janë përgjigjur, duke mos u kthyer me grupin që ishin nisur nga Tirana. Nga verifikimet në sistemin Tims ka rezultuar se këta ushtarakë të marrë të pandehur për akuzën ‘dezertim’ kanë dalë nga Shqipëria më 4 tetor 2017 ora 20:45 minuta me destinacion Londrën dhe nga ajo ditë nuk janë kthyer në mënyrë legale në Shqipëri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Eduard Zaloshnja: Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri
20 Mars, 10:15
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
'Doja të bëhesha qitësi i shekullit', vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli
19 Mars, 15:58
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
-
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli
18 Mars, 14:54
-
GOLAT/ 70 vite pritje për një trofe, Newcastle fiton EFL Cup në Angli! Burn dhe Isak 'djegin' Liverpoolin
16 Mars, 19:46
-
VIDEO/ Mrekulli arkitekturore me 100 mijë ulëse, si do duket stadiumi i ri i Manchester United
11 Mars, 13:40
-
Angli/ U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë anija-cisternë me naftë, shpëtohen 32 persona! Misioni i shpëtimit vijon, ende nuk dihet sa persona janë të pagjetur
10 Mars, 15:22
-
VIDEO/ 12 gola sezonal, Anis Mehmeti shënon sërish në Angli
8 Mars, 17:53
Ore shqipo,ore trima me flete Po dezertuat ju komandot e shqiperise,qe jeni me te afte se marinsat amerikane dhe dhe forcat speciale ruse,kush do I luftoje grekerit,maqedonasit,serbet,dhe malazezet?
Përgjigju