Ekskluzive-Skandali i tokave/ ‘Peshqit’ e mëdhenj çajnë rrjetën e drejtësisë shqiptare

Operacioni që u trumbetua në shkurt 2018 nga “Forca e Ligjit” në Policinë e Shtetit, se kishte zbuluar dhe arrestuar një bandë zyrtarësh dhe biznesmenësh, që ishin përfshirë në skemën e tjetërsimit të plazhit të Spillesë, përfshirë këtu dhe poligonin e aviacionit ushtarak, është ç’fryrë nga gjykata e Kavajës. Idlir Karkini, njeriu që nga policia u konsiderua si “peshku i madh” i rënë në rjetën e drejtësisë, rezulton se dy javë më parë arriti të çajë rrjetën e organeve ligjzbatuese shqiptare, duke i shpëtuar ndjekjes penale dhe arrestimit.

Rrjetën ka mundur të çajë jo vetëm Karkini, por edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili edhe pse u mor i pandehur nga prokuroria për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, gjykata e Kavajës ka vendosur pushimin e akuzës që në seancë paraprake, duke mos e futur fare në gjykim. Por ndryshe ka vendosur gjykata për vartësit e Nuredinit, punonjës të bashkisë Rrogozhinë për të cilët hapi rrugën e gjykimin në themel. Njëherësh rrjetës së prokurorisë i ka shpëtuar dhe noteri i VIP-ave në kryeqytet, Julian Zhelegu, i cili kishte hartuar kontratat e shit-blerjes fiktive. Por pavarësisht kësaj akuzat ndaj tij tashmë janë pushuar.

Drejtësia vetëm për postierin e Kavajës
Ndërkohë dy javë më parë gjyqtarja e Kavajës Diamela Goxha, ka gjykuar kërkesën e prokurorisë së rrethit, për gjykimin e biznesmenit Idlir Karkini të akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Në vendimin prej 41 faqe, gjyqtarja e Kavajës ka vendosur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se për të pandehur në mungesë Idlir Karkini, nuk ekzistojnë fakte dhe dyshime të arsyeshme që të provojnë akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi sipas gjyqtares Karkini është thjesht një blerës, duke mos i hyrë fare analizimit të mënyrës dhe transaksionit tepër të dyshimtë të kryer për tjetërsimin e sipërfaqes së poligonit të aviacionit ushtarak.

Njëherësh kjo gjykatëse ka pranuar të shuajë dhe masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Karkini, duke e kthyer këtë person me staturën e personit të lirë dhe të gëzojë i qetë sipërfaqen tokësore të poligonit të aviacionit ushtarak në Spille të Kavajës. Ky është skandali i rradhës që ndodh në dyert e gjykatave shqiptare, pasi gjykata në një ditë ka shuar akuzën për Karkinin dhe në një ditë ka shuar dhe masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë të dhënë për biznesmenin.

Ndërkohë e njëjta gjyqtare për një postier në Kavajë, Gëzim Baçerri, i bashkëpandehur me Karkinin në një proçedim penal, ka vendosur që të kalojë dosjen penale kundër tij për gjykim në themel për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Baçerri dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-drejtuesin e hipotekës Kavajë, Said Cikalleshi, ku në një rast ka fshehur dokumentat e korrespodencës mes hipotekës së Kavajës dhe Këshillit të Qarkut Tiranë. Sipas prokurorisë këtë shërbim, punonjësi i postës Kavajë e ka kryer kundrejt një pagese ende të papërcaktuar. Por ndryshe nga Karkini, Baçeri ka mbetur në rrjetën e drejtësisë shqiptare dhe tashmë po gjykohet, ndërsa biznesmeni i njohur, tashmë është i lirë.

Karkini përdori dy punonjësit e tij
Biznesmeni Idlir Karkini rezulton të ketë marrë jo vetëm poligonin e qitjes së aviacionit Shqiptar në Spille të Kavajës, por edhe një sipërfaqe tjetër në këtë zonë. Dosja e prokurorisë së këtij qyteti ka nxjerë në dritë të dhënat e këtij skandali, mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave në Spille, ku tregohet një skemë kriminale në të cilën janë përfshirë shefa kadastre, drejtues hipoteke dhe deri tek biznesmenë të ndryshëm, të cilët ishin të gatshëm të blinin sipërfaqe toke në zonën bregdetare të Spillesë. Në dosjen e prokurorisë së Kavajës, është evidentuar se biznesmeni Idlir Karkini, ka përdorur dy punonjësit e kompanisë së tij për të kryer shitje fiktive, të dy pasurive me një vlerë prej 174 milion lekë të vjetra. Nga dokumentacioni që ka administruar prokuroria e Kavajës rezulton se Karkini sipërfaqet e tokës i ka blerë nëpërmjet dy punonjësve të tij Roland Kërçuku dhe Armand Kaja, të cilët ishin paisur në mënyrë të çuditshme me prokurë përfaqësimi nga dy persona të moshuar Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi.

Ja skema se si u bë pronar i poligonit ushtarak Karkini
Zinxhiri i falsifikimit për të tjetërsuar bazën ushtarake të aviacionit përfshin ish-kryetarë të Komunës Kryevidh, regjistrues e noterë. Praktika është e njëjtë si edhe me formulën e përdorur edhe në parcelat e tjera me pisha. Banorë të zonës përzgjidheshin duke ju marrë dokumentin e identifikimit, regjistrohej toka e më pas firmosej tjetërsimi i saj. Në fshatin Stërbeg, 7 kilometra larg bazës ushtarake jeton 74-vjeçari Rrahman Qoshja. Sipas dokumentacionit të sekuestruar nga prokuroria ai është pronari që ja ka shitur bazën ushtarake biznesmenit Idlir Karkini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 02/11/2018 14:34

    Mos te mbaje njeri shprese se do behet ky vend i qelbur!

    Përgjigju
  • erma: 02/11/2018 10:46

    2 gjyqtar ka kavaja, njeri ish bari delesh, sot gjyqtar i sali qenit ... lusha zagari dhe ordineren qe edhe per ardhe ne salle kerkon leke entela hajduten!!!

    Përgjigju
  • bledi 1: 02/11/2018 08:23

    o sali o te ....

    Përgjigju
    • Robshi: 02/11/2018 09:48

      Ne rastin konkret ja rrofsh... se ska lidhje fare... e deshe tepsine e plote tani mbaj pergjegjesine...

  • Fredi: 02/11/2018 07:30

    Ah Enver Enver ku je, të falemi e të përgjërojmë! Vetëm ti i bëje pula pseudokapadahinjtë! Shqipëria duhet të jetë shtet ushtarak për disa kohë, vetëm ushtria “pastron” mutërinë!

    Përgjigju
  • Deutschland: 02/11/2018 07:29

    SHQIPËRI TË KAM.... S'TË MORA VESH NJË HERË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë