Ekskluzive/ Tollumbacja me oksid azoti shitet lehtësisht në lokalet e Tiranës! Report Tv sjell pamjet! Kamarieri e shërben hapur për ta pirë: Nuk të vdes! Blihet me faturë

EKSKLUZIVE - Për të hyrë në ambientet e këtij klubi nate në një nga zonat më të frekuentuara nga rinia në kryeqytet, nuk ishte aspak e vështirë. Të gjithë dinë të tregojnë me gisht se cili është lokali që ofron fare lehtë tullumbacen me oksid azoti, substancën që ndryshon gjendjen emocionale të njeriut duke shkaktuar kryesisht të qeshura.

Gazetari i Report Tv mundi të futej brenda këtij lokali dhe pasi porositi diçka për të pirë, interesohet tek kamerieri për tullumbacen.

Porosia, biseda me kamerierin

Gazetari: O vëlla, tullumbace a keni?

Kamerieri: Po ore kemi!

Gazetari: Puna është se s’kemi provuar asnjë herë. Është e fortë kështu? Se s’duam të lëmë nam.

Edhe kësaj pyetjeve, kamerieri i përgjigjet si të ishte mjek.

Kamerieri: S’ka lidhje o vlla, ajo është gjë qejfi!

Gazetari: A janë të gjitha njësoj, mos është ndonjëra më e fortë apo njësoj?

Kamerieri: Jo

Gazetari: Na sill dy!

Pak minuta më pas, porosia vjen dhe kamerieri kujdeset të të mësojë edhe si konsumohet, por gazetari nuk e konsumoi duke u kamufluar pas argumentit se nuk di se si ta përdorë.

Kamerieri sjell porosinë, biseda

Gazetari: Po çfarë bëjmë tani, vetëm e thithim?

Kamerieri: Thithe këtu

Gazetari: Se mos vdesim fare ore...

Kamerieri: Po jo ore se nuk vdes

Gazetari: Nuk e nxjerr jashtë, vetëm e thith?

Kamerieri: Kur e thith gazin, fute prapë këtu brenda. E thith, e fryn prapë!

Gazetari: E marr vesh.

Kamerieri: Bëje një çikë shpejt. Rri një çikë stakuar. Lëshojë dorën. Jepi mo vëlla, fryje prapë tullumbacen.

Gazetari: Lërë se nuk po e bëj ashtu.

Kjo substancë e re që po përdorin të rinjtë në Shqipëri, i ka gjetur të papërgatitura autoritetet, përfshi dhe mangësitë ligjore për ta ndaluar atë. Por në këtë lokal ku Report Tv arriti të dëshmojë se ajo tregtohet dhe konsumohet masivisht, shitet madje edhe me faturë tatimore, njëjtë si të kishe porositur një kafe apo pije alkoolike.

Fatura që kamerieri i dha gazetarit, e cilëson tullumbace, dhe përbri saj, ka të vendosur çmimin, 300 lekë copa.

Gjatë qëndrimit në këtë klub të stafit të Report Tv, vërejmë se kamerieri i ofron tullumbace me oksid azoti edhe shumë të rinjve të ulur në tavolina të tjera.

Por çfarë do të thotë kjo për ekspertët, sa të rrezikuar janë jo adultët? Mjeku toksikolog Alert Drishti tregon për Report tv se çfarë është kjo subtsancë  e re që po qarkullon lirshëm në vendin tonë dhe pasojat që ajo sjell.

“Karakteristikë e intoksikacioneve nga kjo substancë është tek fëmijët e vegjël. Kur merret në sasi të mëdha ai mund të shkaktojë dëme që shkojnë deri në humbjen e jetës. Dëmet kryesore janë mekanizmi i helmimit me këto substanca, është asfiksia, pasi kjo substancë shkëput oksigjen. Duke futur në trup këtë element në vend të oksigjenit ndodh ajo që është asfiksi, që klinikisht në doza të vogla jep një lloj euforie një lloj kënaqësie dhe ngjan me një dehje të lehtë nga alkooli, por në sasi më të mëdha kemi ulje te presionit të gjakut, çrregullime të ritmit të zemrës, humbje të koshiencës dhe shkon deri në humbje të vetëdijes, koma dhe deri në vdekje në sasi të mëdha. Nuk duhet kondideruar si një lojë, pasi mund të shfaqi dhe rreziqe të cilat kërcënojnë jetën e përdoruesit”, tha mjeku toksikolog Alert Drishti.

Sa i takon gjurmëve që lë në organizëm përdorimi i oksidit të azotit, mjeku Drishti thotë se mund të zbulohet vetëm me analiza laboratorike të thelluara.

Çfarë është 'Tullumbacja'?

Bëhet fjalë për një substancë të gaztë. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

Fatura 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Droga tullumbace, eksperti: Të rinjtë që përdorin drogë e kanë nisur që 12 vjeç! Ka adoleshentë që nuk rrinë dot pa 1 ose 2 doza në ditë

Në lokalet e Tiranës, në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe apo një birrë.

Në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri”në Report TV ekspertët analizuan këtë lloj droge, efektet dhe pasojat që mund të sjellë

Orges Hysenaj drejtor i një prej qendrave të Rehabilitimit në Tiranë pranon se droga të reja po shpiken “Është një lloj evolucioni po shpiken”

Fenomene të tilla kudo në botë në rajon, Europë e në Amerikë, po shkakton një tmerr sidomos mes adoleshentëve.

"Të gjithë individët që marrin trajtim në qendrën tonë kanë nisur eksperimentet e para, me drogë, nga 12 – 15 vjeç. Prevalon marijuana hashashi. 60 % e individëve e nisin me to por paradhoma e tyre është dhe duhani e veip. Nëse e përdor 3 – 4 herë nuk rri dot. Kemi parë 15 – 16 vjeçarë që jo vetëm nuk rrinë dot por i duhen  1 apo 2 doza për të qenë normal” tregon Hysenaj. 

Juristi Alban Duraj thotë se është baza ligjore për të ndaluar këto substanca që janë të dëmshme.

“Është e ndaluar pavarësisht mënyra e kamuflimit si tregtohet. Dua ti bëj apel policisë të nisë njëorë e më  parë aksionin për të ndaluar këto lloj drogërash pasi rrezikohen fëmijët tanë” nënvizon Alban Duraj.

Entela Binjaku vë theksin tek kujdesi që duhet të kenë prindërit.

“Si shoqëri me boshllëqe të mëdha e mungesa të mëdha ndonjëherë të rinjtë kanë nevojë për këtë jetë paralele që të krijojnë këto substanca që ndezin në mëndjen e secilit emocionet dhe boshllëqet që kanë"  thotë Binjaku.

Ora 15:06
Droga 'tullumbace' Mjeku toksikolog ngre alarmin: Rrezikon gjendje koma deri në humbje jete

1695038498_page.jpg

Report Tv solli me figurë e dëshmi sesa thjeshtë shitet droga tullumbace nëpër lokalet e Tiranës.

Mjeku toksikolog Alert Dervishi në një intervistë për Report Tv ngre alarmin pasi kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri dhe në humbje jete.

“Kur merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë dhe dëme deri në humbje të jetës. Kjo substancë shkëput oksigjenin. Klinikisht në doza të vogla jep njëlloj euforie dhe ngjan me dehje të lehtë por në sasi të mëdha kemi çrregullime të ritmit të zemrës, koshiencës deri në humbje të vetëdijes koma. Nuk duhet konsideruar si lojë pasi mund të rrezikojë jetën e përdoruesit“

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qazimmulleti: 21/09/2023 17:02

    O vlla thuaj policies te ndaloji kokainen se behet nami ne lokalet e tiranes. Lere azotin se gaz per te qeshur eshte. Ketu ka dal millei sheshit ju merreni me tullumbace gazi

    Përgjigju
  • A. N.: 18/09/2023 22:42

    Fale ketyre fletushkave qe gazetari i quan fatura figurojne si Person Fizik shumica e restoranteve, marketeve, bareve duke mos deklaruar xhiron reale dhe duke mos paguar taksat. Ne bregdet nuk te japin mundesi as te paguash me karte gjoja sikur kane komisione te larta nga banka apo nuk i punon pajisja.

    Përgjigju
    • Tom: 19/09/2023 07:34

      Jo jo kur i pyet thone “e kemi por na esht prish” ????

  • Nik: 18/09/2023 21:59

    NaO2 është në ç’do klinikë dentistësh. , në ç’do restorant të mirë , në ç’do kapuçino me shllak , etc… tani e morët vesh ?!?!?! Të rinia në evrop e Amerikë perëndimore e kanë si biskot , pastaj kanë diluentin , heliumin e tullumbaceve të datëlindjeve .

    Përgjigju
  • Ops: 18/09/2023 16:30

    Me rilindjen cdo gje gje e piste , drroge , korrupsion blihet lehte vetem ushqim, nafte e gjera bazike si blen dot kollaj

    Përgjigju
    • Julia: 18/09/2023 17:20

      O vella , nuk ka te beje rilindja me kete pune, puna eshte se shoqeria ose me me mire rinia e sotme po degradon nga te gjitha anet dhe kjo eshte nje skenar boteror dhe jo vetem ne Shqiperi sepse keshtu i duan

  • Perisi: 18/09/2023 14:27

    AI SESHTE KUPON TATIMOR... ESHTE FALLCO... PERVEC SE KY LOKAL DUHET TE DENOHET PER SHITJE LENDESH PSIKOTROPE DUHET TE DENIHWT DHE PER MÇEFEJE TE ARDHURASH FISKALE DHE FALLCIFIKIM KUPONI TATIMOR....

    Përgjigju
    • #Turi: 19/09/2023 11:57

      PO NGAQE SHUMICA E PROKORVE KANE TRUNIN TAT E FITIM PERSONAL SHKO KSHU KY VEN.... SHOFIN PROBLEMIN NE MINIMUM DHE KW DROGAXHINJT..... JO KE AI QE ZHVILLON SKEMEN.

    • Turi: 19/09/2023 04:47

      Bobo sa rond qe qenke. Ktu flitet per drogaxhinjte e ti shef kuponin tatimor. ty te paska vajtur truri me pushime.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj