Sipas banorëve largime të tilla nuk kanë ndodhur as në vitet 90-të. Ndërsa të tjerë shprehen pritet që shembullin e të ikurve, ta ndjekin edhe shumë të tjerë.
Fluksin në rritje të largimit të banorëve kryesisht të zonës së Gorës e pranon edhe kryetari i komunës Shishtavec. Dylejman Nela thotë se fluksi i largimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Gjermanisë ka nisur gjatë këtij viti, por më i theksuar është vërejtur në tre muajt e fundit.
Sipas Nelës, nga kjo komunë, gjatë kësaj periudhe janë larguar më shumë se 250 persona, të rinj dhe familjarë.
Shqetësimi më i madh qëndron në faktin se banorët nuk do të rikthehen në vendin e tyre, ata kanë shitur edhe pronat.
Në zonën e Shishtavecit, fenomeni i largimit ka vite që është shfaqur, ku shumë të rinj kanë emigruar drejt Anglisë. Komuna Shishtavec ka, të regjistruar, rreth 5 mijë banorë, por një pjesë e madhe e tyre jetojnë edhe në qytete të tjera të vendit dhe kthehen në vendlindje vetëm gjatë stinës së verës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
