Ekspertët: Ja veprimet që u shpëtojnë
jetën të aksidentuarve

Ekspertët: Ja veprimet që u shpëtojnë<br />jetën të aksidentuarve
Ndihma e parë, ç'duhet të dini
 
Specialistët e ISHP japin disa këshilla për 10-minutëshin e artë, kohë gjatë së cilës, nëse sillemi si duhet mund edhe t’i shpëtojmë jetën të aksidentuarit
 
Boris Miska
Departamenti i Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit


 
Në jo pak raste shumë persona nuk janë në gjendje të afrojnë një shërbim urgjent, të veprojnë me korrektesë dhe për pasojë kemi jo pak humbje jete, apo rëndime të shëndetit të sëmurëve e të lënduarve.
 
Çfarë duhet të bëjmë?
Frymëmarrja artificiale (gojë me gojë)
Ky lloj shërbimi afrihet në rast kur pacienti pëson shok nga goditjet, trauma të menjëhershme, rënie nga lartësite, atak kardiak, mbytet, humbet vetëdijen, etj. Kur nuk ka ulje dhe ngritje të gjoksit, fillojmë menjëherë frymëmarrjen gojë më gojë.
E ulim viktimën në kurriz në një vend të fortë, si hap të dytë bëjmë me shpejtësi pastrimin e gojës për të liruar rrugët e frymëmarrjes nga të vjellat, dhëmbë artificial (proteza), dhe më tej me dy gishta (atë tregues dhe të mesit) nga poshtë mjekrës dhe ngrini kokën e pacientit. Njëkohësisht dorën tjetër duhet ta vendosni në ballë për t’ia shtyrë kokën nga pas në kënd 90 gradë.
Hapi i tretë është të bllokoni hundët( me atë dorë që kishit vendosur në ballin e pacientit) ndërsa tjetra të mbahet tek mjekra. Merr frymë thellë dhe jepe atë menjëherë, sa më shpejt.
Nese ka puls vazhdoni të jepni frymë në fragment të 5 sekondave duke parë lëvizjet e gjoksit të pacientit. Vazhdoni kështu derisa viktima të marri frymë vetë dhe në ndihmë të vijë shërbimi i
specializuar i Urgjencës.

Atak Zemre
Shenjat janë: dhimbje e zgjatur shtypëse ose shqetësim i pazakontë prapa drrasës së kraharorit. Dhimbja përhapet
në shpatull, qafë, krah ose nofull. Shoqërimi me djersitje, të
përziera, të vjella, frymëmarrje e vështirësuar. Disa herë personi qetësohet dhe më pas i rishfaqen shenjat e mësipërme. Në keto rastë minutat janë të çmuara, thirrni me urgjencë dhe mjekun. Kompresimi kardiak (shtypja e zemrës). Kjo teknikë përdoret se bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, për të siguruar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka ndaluar. Kjo bëhet e kombinuar 15 shtypje dhe 2 frymëmarrje gojë me gojë. Për të kuptuar në ka ndaluar zemra apo jo, duhet të shikojmë pulsin, duke kontrolluar në dy arteriet anësore të qafës që quhen arteriet karodite. Nëse nuk ka puls vazhdo menjëherë kompresimin e zemrës.

Djegiet
Për të lehtësuar dhimbjet zhytet anësia në ujë të akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Çani flluskat e lëkurës dhe vendosni mbi to pomadë ose vaj. Mbulojeni pjesën e djegur me garza të thata
e të pastra. Në djegiet e rënda çojeni pacientin sa më shpejt në
spital.

Hemoragjia dhe plagët
Për të ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishëm dy buzët e plagës me anë të dy gishtave të mëdhenj. Pastroni plagën përreth duke u kujdesur të mos ngacmoni gjakun e mpiksur në të. Mbajeni të shtypur pjesën e gjakosur me rrobë ose me një copë pambuk të pastër dhe bandazhojeni fort. Në se rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonjë rrobë të pastër, të hekurosur me hekur të nxehtë dhe shtrëngojeni fort me dorë ose me fashaturë
tjetër.

Shoku (nga një goditje e menjëhershme)
Shenjat jane: zbehja, lëkura e ftohtë, pulsi i shpejtë, frymëmarrje sipërfaqësore, dobësia. Qetësojeni të sëmurin duke e shtrirë përtoke në qetesi absolute, lironi rrobat e shtrënguara, mbështilleni me batanije ose xhaketë, por pa e mbinxehur. Në të kundërtën siguroni ngrohje artificiale ose fërkojeni. Çojeni të sëmurin në spital sa më shpejt.

Helmimi
Nëse i dëmtuari është pa ndjenja përdorni vetëm frymëmarrjen artificiale. Ata që janë të ndërgjegjshëm se janë dëmtuar nga helme gerryese që shkatërrojnë indet (siç janë acidet, etj) të pinë sasi të mëdha qumështi. Në rastet e helmimeve me ilaçe gjumëdhënëse ose qetësuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhënë të dëmtuarit të pijë një gotë me ujë të ngrohtë me dy lugë kripë.

Të Fiktit
Uleni personin që i merren mendtë. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Ulni kokën më poshtë se gjunjtë. Nëse humbet ndjenjat shtrijeni përtokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të
nuhasë amoniak. Nëse gjendja nuk përmiresohet mbajeni në qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

Thyerja e Kockave
Frakturat duhet të lëvizin sa më shpejt. Fiksoni dhe mbështesni pjesën e dëmtuar sa më parë. Krahët duhet të sigurohen me delikatesë pas trupit. Kur thyhet këmba lëreni të dëmtuarin shtrirë në pozicionin më të përshtatshëm. Thërrisni vetëm mjekun specialist ose urgjencën mjekësore. Gjatë rrugës lidhni këmbën e thyer me atë të shëndoshë. Kur ka plagë të hapur, vërehet se ajo shpon lëkurën. Kur nuk ka plagë të hapur rrezikon të dëmtojë lëkurën, kontrollohet me kujdes me duart. Dëmtimi i shtyllës kurrizore njihet nga dhimbjet e mëdha në shpinë, në vendin e goditjes, të enjturit, mpirja e këmbëve dhe lëvizjeve të vështirësuara. Në qoftë se thyerja është e hapur, ffillimisht
ndalohet gjakderdhja. Lidhet plaga pastaj bëhet mobilimi (fashimi). Fashimi bëhet në gjendjen që është pa bërë përpjekje për të rivendosur ashtin me forcë në gjendjen e mëparshme, tendoset fort dhe me fasho shumë të gjatë që të mbështjellë mundësisht edhe nyjet e afërta. Vendoset anësia e thyer në
pozicion të qetë duke përdorur një shami trekëndëshe si mbajtëse të krahut. Si fiksues mund tëshërbeje edhe një kravatë trekëndëshe ose shami tjetër trekëndëshe.
Veprimet për dhënien e ndihmës së parë për rastet e thyerjes së eshtrave: Të plagosurin duhet me ngadalë dhe me kujdes ta nxjerrim nga mjeti (në raste aksidentesh rrugore), pa u ngutur. Në asnjë mënyrë të mos e lakojmë shtyllën kurrizore. Transportin e tij duhet ta bëjnë tre deri në katër persona, ku njëri domosdo duhet të mbajë pjesën e shtyllës kurrizore me të dyja duart poshtë. Kur personi me shtyllë kurrizore të dëmtuar është pa vetëdije vendoset në pozicion të shtrirë barkas me një mbështjellës nën ije dhe pjesën e kraharorit. Transportimi kërkon para së gjithash komoditet dhe jo shpejtësi.

Përdredhja (ndrydhja)
Vjen nga dalja e ashtit nga gëzhoja e nyjes (spostimi i kokave të kockave), dëmtim i ligamenteve që shfaqet me dhimbje dhe enjtje, pamundësia e lëvizjes dhe mbështetjes në këmbë. Veprimet për dhënien e ndihmës së parë për rastet e lëndimit të nyjeve
(përdredhja): Bëhet kompreso me ujë të ftohtë dhe akull. Nuk lejohet lëvizja dhe tregohet kujdes gjatë transportit ose njeoftohet sherbimi i specializuar mjekesor.

Ngrirja nga të ftohtit
Ngrohni pjesët e ngrira të trupit me ujë në temperaturën 38-40 gradë C. Mos përdorni reflektorë apo borsa me ujë të ngrohtë.

Goditja nga dielli
Ndihma e parë për dhimbjet nga të nxehtit është e ndryshme. Shkopsit veshjet për të mundësuar freskimin e trupit. Përdor kompresa me ujë të ftohtë për të shpejtuar ftohjen e trupit.
Lahet trupi me ujë të ftohtë. Zgjidhja më e mirë është të:
Pushoni, të shkoni në një mjedis të freskët; Pini shumë ujë;
Por jo pije freskuese me gaz, jo ujë me gaz, aq më keq alkool!
Shmangni qëndrimet e gjata në diell, djegiet: Qëndro jashtë rrezeve të diellit nga mesdita deri në ora 15:00. Mbaj kapele, syze dielli dhe fanelle e gjithashtu edhe krem me faktor 20 apo edhe me të lartë. Kremi i diellit duhet të aplikohet 20 minuta para se të dilni në rreze të diellit dhe të aplikohet rregullisht më pas, veçanërisht kur hyni dhe dilni nga uji. Nese digjeni nga dielli sigurohu që të aplikosh shumë hidrat mbi vendin ku jë djegur dhe mos e ekspozo atë vend në diell.

Humbja e lëngjeve nga dielli (Dehidratimi)
Jepini të sëmurit disa gllënjka me ujë të kripur, gjysëm gotë ujë çdo 15 minuta gjatë një ore. Lirojeni të dëmtuarin nga rrobat dhe vendosni kompresa me ujë të ftohtë në trup. Këmbët të mbahen në pozicion ngritur. Më pas dërgoni të sëmurin në spital.

Pickimet nga insektet
Pickimet nga insektet e ndryshme janë të zakonshme në pushime. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal duke përfshirë këtu skuqje, të enjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe dhe kjo duhet të trajtohet menjëherë nga mjeku. Merr me vete spërkatës kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera. E nëse pickoheni largo thumbin nga lëkura dhe pastroje mirë vendin e pickimit me ujë dhe sapun. Mbaj mbi të një pako me akull për të
ftohur vendin e prekur e gjithashtu apliko edhe krem antiseptik për të shmangur infektimin. Përpiquni të hiqni thumbin që është ngulur në trup dhe lyheni zonën e pickuar me locion kalamine për të mënjanuar të kruajturit. Nëse personi i humbet ndjenjat ose ka
enjtje të trupit duhet thirrur menjëherë mjeku.
MJEKIMI fillon me largimin e thumbit të insektit nga lëkura. Te reagimet e rënda anafillaktike(shoku) duhet të jepet adrenalinë, kortikosteroide dhe preparate të kalciumit.
 
Shifrat
Në shqipëri ndodhin 13 mijë aksidente në vit
 
Në një vit ndodhin në Shqipëri rreth 13 mijë aksidente, dhe shumë më tepër trauma e helmime. Aftësia e sa më shumë qytetarëve për të ofruar ndihmën e parë, ka rëndësi të posaçme, sidomos kur numri i të lënduarve është me përmasa të mëdha, siç ndodhë gjatë katastrofave elementare natyrore e të tjera, në kohën e paqes si dhe gjatë luftës. Rekomandohet që këto ushtrime të vendosen në vende të dukshme dhe me figura që demostrojnë ushtrimet, dhe domosdoshmerisht të jenë në ambjentet e shërbimit mjekësor në shkolla.
 
Çfarë është ndihma e parë?
 
Ndihma e parë është një veprim kompleks me qëllim mënjanimin e drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të sëmurit ose të lënduarit
 
Me ndihmë të parë-kuptojmë zbatimin e ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes të të sëmurit apo të të lënduarit, gjatë transportit si dhe në institucionin shëndetësor përkatës, me qëllim të mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që
e keqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit ose të të lënduarit
 
Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit dhe të  sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse
 
Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutshit të artë dhe në mënyrë përkatëse
 
Qëllimi kryesor i ndihmës së parë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit dhe të helmuarit, ventilim të shpejtë të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, të dërgohet sa më
parë dhe në gjendje sa më të mirë shëndetësore deri në shërbimin e urgjencës shëndetësore
 
Shpëtimtari duhet të kërkojë ndihmë, të përcaktojë kohën e saktë të ndërprerjes së punës së zemrës dhe të lënduarin ta vendosë horizontalisht mbi një sipërfaqe të fortë. Kjo mund të jepet vazhdimisht si një pasqyrë
 
Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale
 
Qëllimi i shpëtimtarit është të mbizotërojë mirë masat e reanimacionit kardiopulomnal në rast të sëmundjeve apo aksidenteve (frymëmarrja artificiale, masazh zemre, fashimi, ndalja e gjakderdhjes. Imobilizimi, mobilizimi, lëvizjen e të lënduarit dhe vlerësimin  teorik dhe praktik
 
Ndihma e shpejtë joprofesionale mjekësore, nënkuptohet dhënia e ndihmës së shpejtë nga personat laikë
 
Çdo person që i jep vetvetes ndihmën e parë, nënkuptohet si ndihmë vetes, ose shokut të vet në formë të ndihmës së shpejtë mjekësore reciproke


Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com në suplementin Shendeti (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi