SHBA - Ekspertët parashikojnë se sot më 15 shkurt në orën 20 e 25 sipas orës lokale në Shqipëri, asteroidi i koduar DA14 me diametër rreth 45 metra do ti afrohet Tokës në një distancë prej 27.600 kilometra.
Shkencëtarët e NASA-s theksojnë se asteroidi i cili do të fluturojë mbi Oqeanin Indian nuk ka gjasa të prekë planetin tokësor. Kjo do të jetë distanca më e afërt që një asteroid i është afruar Tokës.
Agjencia e Hapësirës Amerikane NASA do të ndjek direkt nga Australia nga ku do të shihet fluturimi i trupit qiellor.
Asteroidi i tanishëm me madhësi rreth 45 metra është po i ngjashëm si meteoriti që ndezi qiellin e Tunguskas në Siberinë qendrore i cili ra në Tokë më 30 qershor 1908, ku u shkatërruan 60 milionë pemë në një sipërfaqe 2.150 km katrorë.
Astronomët do të kenë mundësinë për të llogaritur me saktësi orbitën e tij të lëvizjes e cila nuk mund të shikohet me sy të lirë.
Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve të hapësirës asteroidi do të kalojë nën nivelin e orbitës përreth së cilës rrotullohen satelitët artificialë të hedhur nga njeriu për të parashikuar motin në tokë.
Por NASA ka deklaruar se kalimi i tij nuk do të shkaktojë asnjë dëm tek satelitët por surprizat nuk mund të shmangen plotësisht, pasi trajektorja e asteroidit mund të ndryshojë.
Asteroidi u zbulua në shkurtin e 2012-s nga Observatori La Sagra në Spanjë.
Probabilitet për tu përplasur me Tokën janë të pakta por e parashikuar kjo për vitin 2020, ose 2082.
Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com