TIRANË - Një grup ekspertësh dhe urbanistësh nga Prishtina zhvilluan takime pune në Ministrinë e Zhvillimit Urban të vendit tonë, me drejtues e specialistë të Drejtorisë së Ndërtimeve Informale dhe Legalizimit, Drejtorisë së Zhvillimit të Territorit dhe përfaqësues të ALUIZNI-t.
Në qendër të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave në fushën e zhvillimit urban, planifikimit të qëndrueshëm dhe të kontrolluar të territorit. Drejtuesit e kësaj ministrie prezantuan një tablo të plotë të të gjitha fushave të zbatimit, misionit dhe rolit të AKPT në planifikimin e territorit duke e vënë theksin tek detyrimi i saj ligjor për të asistuar e ndihmuar njësitë e qeverisjes vendore në planifikimin dhe menaxhimin e territorit.
Miqtë treguan një interes të madh për nismat e ndërmarra nga MZHU për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar apo Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit.
Interes të veçantë ata treguan edhe për konkurset ndërkombëtare të organizuara: si ai për Vijën Bregdetare të Jugut, korridorin ekonomik Tiranë-Durrës dhe Ishullin e Beratit. Vëmendja u përqendrua kryesisht tek të gjitha fazat e zbatimit të këtyre projekteve nga thirrja për aplikim, hartimi i temave të referencës e deri tek zbatimi i tyre në terren.
Ata u njohën edhe me projekte-pilot në nivel vendor por që kanë ndikim dhe rëndësi kombëtare. Si shembull i suksesshëm u mor projekti i Vijës Bregdetare të Vlorës, por edhe studime të tjera për investime të kryera nëpërmjet projekteve pilot me fokus zhvillimin ekonomik në komuna e bashki të ndryshme të vendit./ATSH/
/Shqiptarja.com