Ekspertë të huaj në Tiranë për praktikat më të mira për parandalimin e korrupsionit
TIRANË, 27 Qershor /ATSH/- Pesëdhjetepesë zyrtarë të lartë të specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe përfaqësues të njohur të shoqërisë civile nga Vendet pjesëmarrëse të OSBE-së nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Kaukazi Jugor dhe Azia Qendrore u mblodhën në një seminar dyditor rajonal ekspertësh rreth parandalimit të korrupsionit. Seminari, i cili përfundoi sot punimet në […]
TIRANË, 27 Qershor /ATSH/- Pesëdhjetepesë zyrtarë të lartë të specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe përfaqësues të njohur të shoqërisë civile nga Vendet pjesëmarrëse të
OSBE-së nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Kaukazi Jugor dhe Azia Qendrore u mblodhën në një seminar dyditor rajonal ekspertësh rreth parandalimit të korrupsionit.
Seminari, i cili përfundoi sot punimet në Tiranë, i bashkëorganizuar nga Zyra e Koordinatorit të OSBE-së për Veprimtari Ekonomike dhe Mjedisore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe organizata ndërkombëtare partnere, shërbeu si një platformë për të identifikuar tendencat dhe sfidat për vënien në zbatim të masave parandaluese të efektshme në luftë kundër korrupsionit, si dhe për të diskutuar praktikat më të suksesshme në këtë drejtim.
Pjesëmarrësit folën në lidhje me efektivitetin e qasjes së "qeverisë së plotë" në luftë kundër korrupsionit. Ata e vunë theksin tek disponueshmëria dhe transparenca e të dhënave qeveritare në lidhje me shpenzimet publike, qasja në shërbime publike, si dhe lehtësimi i barrës rregulluese, duke thënë se këto janë masa të efektshme shtesë për nxitjen e një kulture integriteti. Ata vunë në dukje gjithashtu rolin kyç që luan shoqëria civile për parandalimin e korrupsionit, kryesisht përmes përgatitjes dhe realizimit të sondazheve rreth perceptimit të korrupsionit, si dhe përmes monitorimit të përpjekjeve të qeverive në luftë kundër korrupsionit.
"Parandalimi është një element kyç i luftës kundër korrupsionit dhe si i tillë duhet shoqëruar prej një sërë veprimesh të mirëpërkufizuara, të mirëstrukturuara dhe të përshtatura me nevojat reale," tha Bledar Çuçi, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. "Parandalimi përmes arsimimit është një prej mesazheve kryesore të fushatës mbarëkombëtare të ndërgjegjësimit në luftë kundër korrupsionit".
Ambasadori Florian Raunig, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, tha: "Lipsen urgjentisht masa konkrete e të bashkërenduara për të luftuar fenomenin e korrupsionit. Qytetarët duhet ta ndjejnë se ky problem po luftohet seriozisht. Ata gëzojnë të drejtën për të përfituar shërbime të efektshme, të besueshme dhe funksionale, duke përfshirë këtu shërbime shëndetësore dhe një shkollim cilësor".
Veprimtaria u zhvillua në kuadrin e mbështetjes së OSBE-së për Vendet pjesëmarrëse me synim realizimin e angazhimeve të tyre të ndërmarra në Deklaratën Ministeriale të Dublinit në vitin 2012 për Nxitjen e Mirëqeverisjes dhe Luftën kundër Korrupsionit, Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
Seminari rajonal i ekspertëve u bashkëorganizua nga OSBE-ja në kuadrin e Rrjetit Antikorrupsion për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër Drogave dhe Krimit (UNODC)./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15