Ekspertë të NATO-së në Tiranë, rikonfirmojnë mbështetjen për Shqipërinë pas sulmeve kibernetike
James Appathurai, zëvendësndihmëssekretar i Përgjithshëm i NATO dhe Niko Peleshi
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve dixhitale ka sjell në Tiranë një ekip të NATO-s, për asistuar qeverinë në nivel politik e teknik. Zyrtarët e NATO-s u takuan me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi.
Zëdhënësja e NATO-së Oana Lungescu, ka publikuar në rrjetet sociale takimin dhe ka konfirmuar edhe një herë mbëshetjen për aleancën për Shqipërinë.
Takimi i tyre u krye për të vlerësuar sulmin e fundit kibernetik ndaj infrastrukturës kombëtare të informacionit të Shqipërisë dhe për të diskutuar më tej mbështetjen e NATO-s.
‘Në Tiranë për të vlerësuar sulmin e fundit kibernetik ndaj Infrastrukturës kombëtare të informacionit të Shqipërisë dhe për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme të NATO-s.’- shkruan zyrtarja e NATOS-s Oana Lungescu.
Ky takim vjen pas deklaratës së Këshillit të Atlantikut të Veriut më 8 shtator që dënon aktivitetet dashakeqe kibernetike, të cilat Shqipëria dhe aleatët e tjerë i kanë atribuar qeverisë së Iranit. Të gjithë aleatët qëndrojnë në solidaritet me Shqipërinë dhe ekspertët kibernetikë të NATO-s dhe aleatëve po mbështesin homologët e tyre shqiptarë.
Aleatët e NATO-s janë të përkushtuar të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin për të penguar, mbrojtur dhe kundërshtuar spektrin e plotë të kërcënimeve kibernetike, duke përfshirë marrjen në konsideratë të përgjigjeve të mundshme kolektive. Aleatët gjithashtu u kanë bërë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë angazhimet e tyre ndërkombëtare për të mbështetur një qasje të bazuar në norma ndaj hapësirës kibernetike.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Biden: Amerika 'u bë më e fortë' falë politikës sonë të jashtme
14 Janar, 15:25
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57