Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

Fatmir Mediu

Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës.

Megjithë kohën e dhënë në dispozicion, ekspertët nuk arritën të përfundojnë leximin e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe seanca u shty për më datë 18 shtator, në orën 09:00.

Për shumicën e pyetjeve, ekspertët u shprehën se nuk kishin lidhje me objektin e aktit të ekspertimit të hartuar prej tyre. Në disa raste u përgjigjën se në aktet ligjore dhe nënligjore nuk kishte asnjë pikë ku të përcaktohet e drejta e ministrit për të përcaktuar blerësin e municioneve.

Mediu dhe mbrojtësit e tij, kërkuan që të debatoheshin përgjigjet një e nga një, por gjykata vendosi të lexohen të gjitha dhe në seancat pasardhëse të parashtrohen komentet dhe qëndrimet.

Gjatë leximit të pyetjeve dhe përgjigjeve nga ana e ekspertëve, avokati Ardian Visha i ironizoi ekspertët duke thënë se ata nuk dinë as të lexojnë, por gjykata i tërhoqi vëmendje dhe e paralajmëroi se nëse vijonte, do të urdhëronin të linte sallën. Në vijim, edhe ekspertët vetë kërkuan më shumë dritë për të lexuar më mirë dhe pranuan se kishin vështirësi që vinte si pasojë e dobësimit të shikimit nga mosha.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, prej aktit të ekspertimit financiar të hartuar në funksion të hetimit të mëparshëm, evidentohen dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e ish-ministrit Mediu, pretendim që është kundërshtruar nga ky i fundit.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ Birn

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!