Ekspertët në 'Rreze Dielli': Lyerja e flokëve pas plazhit, gabimi që të gjithë bëjmë shpesh

Përpara plazhit të gjithë kujdesen të kenë trup, fytyrë dhe flokë perfektë. Shumica e vajzave dhe grave, për arsyen se duan që ta mbrojnë flokun e tyre zgjedhin të mos i lyejnë flokët përpara se të shkojnë në plazh. Nga studio e Rreze DielliReport Tv Eljon Rrudho, njohës dhe trajnues mbi përdorimin e bojrave dhe produkteve për trajtimin e flokëve thotë se kjo është totalisht e gabuar. Elio këshillon që flokët të lyen patjetër përpara se të shkojmë në plazh, për ti mbrojtur edhe më shumë nga rrezet e forta të diellit por edhe nga uji i detit.

Dëgjoj shumë klientë të cilët thonë se po kthehem nga plazhi dhe pastaj po i  lyej flokët. Kjo është e gabuar. Parukieri duhet të shpjegojë që floku lyhet më përpara. Bojrat brenda përmbajnë filtra UV . Fibra e flokut kur i ke të lyer më përpara ose të dekoloruar është bosh. Në qoftë se ti e lë bosh dhe shkon në plazh, deti, dielli, kripa e dëmtojnë më shpejt se sat ë jetë plot me pigment . Boja e mbush plot dhe kur vjen pas plazhit e ke më të mbrojtur . Nuk duhet menduar që të shkosh në plazh pa e lyer flokun më përpara.

Eljo Rrudho, Njohës i bojrave dhe produkteve të flokut

Tina Zeneli Fejzo: Vajzat sot i duan flokët si Dua Lipa

Ndërkohë, gjatë bisedës parukierja Tina Zeneli Fejzo foli mbi tendencat e ngjyrave për këtë verë si dhe modelet më të preferuara të prerjes së flokëve. Sipas saj, shumica e vajzave frymëzohen nga personazhe të famshëm të Showbizit për të ndryshuar modelin e flokëve. Këtë verë, shumë vajza kërkojnë modelin e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Dua Lipa i ka flokët natyrale, tan ii ka prerë. Na kanë ardhur shumë vajza me fotografi të Dua Lipës, që i duan flokët si të Duas. Duan këtë prerjen deri te supet , me këtë lloj krehje.Është një prerje e thjeshtë, e drejtë, por që pëlqehet

Tina Zeneli Fejzo, parukiere

Parukierja Fejzo dhe specialist Rrudho nga studio e Rreze Dielli, këshillojnë që të kemi kujdes në produktet që përdorim. Duhet të dimë se çfarë vendosim në kokë, përpara se ta përdorim  atë. Është e mirë që të bëjmë analiza të cilat të përcaktojnë se ku e kemi problemin dhe pastaj të fillojmë trajtimin.

Është e këshillueshme që në fiilim të heqim toksinat dhe pastaj të fillojmë përdorimine produkteve , sepse me toksinat në lëkurë , produktet funksionojnë vetëm në masën 20 – 30 %.

Nëse nuk e trajton skalpin nuk ke rezultat në gjatësi. Në fillim duhet të kuptosh çfarë problemi ke dhe pastaj të fillosh trajtimin. Unë sugjeroj që si fillim të heqim toksinat nga lëkura, sepse me toksinat produktet tona funksionojnë vetëm 20 -30 %. Më vonë fillojmë trajtim kundër zbokthit, rënies apo yndyrës. Çdo gjë ka produktin e vet, ndaj duhen bërë analiza të mira. Linjat profesionale dhe farmaceutike janë gjithmonë më të mira, ndaj duhet ta zgjedhim vendin ku marrim produktet.

Eljo Rrudho, Njohës i bojrave dhe produkteve të flokut

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'