Ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskës pavarësisht vaksinimit

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskës pavarësisht vaksinimit

Foto ilustruese

Në një kohë kur të gjithë shpëtimin nga pandemia e shohim tek vaksinat. Ekspertët paralajmërojnë se ato do të zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që dikush të marrë COVID-19 me simptoma të rënda ose të lehta, por ato nuk garantojnë mos transmetimin e virusit, në rast se personat do të bien në kontakt me të.

Tani që në disa shtete është miratuar përdorimi i vaksinës, shumë shkencëtarë ngrenë shqetësimin se njerëzit do të tregohen më të pakujdesshëm dhe për arsye ata do të shpërndajnë virusin.

Prandaj, përkundër vaksinimit, rekomandohet të vazhdoni të përdorni maskën derisa të jetë së paku e qartë se në çfarë mase vaksinat zvogëlojnë rrezikun e infeksionit, diçka që është nën studim.

Të tre vaksinat Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Oxford / AstraZeneca, bazuar në provat e tyre deri më tani, kanë treguar rezultatet tejet efektive në luftën kundër virusit, por është ende e paqartë se sa mirë ato mund të "ngadalësojnë" përhapjen e  saj, diçka që do të shihet në praktikë. 

Kjo pasi provat e vaksinave deri më tani kanë lënë të hapur mundësinë që disa njerëz të vaksinuar të infektohen por të shfaqen si asimptomatike, kështu që ata do të vazhdojnë të transmetojnë koronavirusin SARS-CoV-2, veçanërisht nëse ata nuk përdorin maska dhe masa të tjera mbrojtëse.

"Shumë njerëz mendojnë se sapo të vaksinohen, ata nuk do të kenë më nevojë të mbajnë maskë, por ata mund të jenë akoma ngjitës," tha për New York Times Michal Tal, një imunolog dhe specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Në shumicën e infeksioneve të frymëmarrjes, duke përfshirë Covid-19, hunda është një pikë kyçe hyrëse për virusin, ku edhe shumëfishohet, duke shkaktuar reagimin e sistemit imunitar.

Nga ana tjetër, vaksinat e koronavirusit futen thellë në muskuj dhe prej andej absorbohen shpejt në qarkullimin e gjakut, ku aktivizojnë sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa. Kjo duket se i siguron mbrojtje adekuate personit të vaksinuar nga sëmundja. 

Disa antitrupa do të lëshohen në mukozën e hundës pas vaksinimit, ku ata do të luajnë rolin e "rojes", por nuk është ende e qartë për shkencëtarët se sa e shpejtë apo e mjaftueshme do të jetë kjo mbrojtje, në mënyrë që koronavirusi të mos shumëzohet në hundë.

 Nëse kjo ndodh, edhe nëse nuk shtrihet në pjesën tjetër të trupit, personi do ta transmetojë atë duke teshtitur ose thjesht duke marrë frymë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 13/12/2020 13:15

    Edhe vaksinen edhe maske! Po pse te behet vaksina ate here, ZOTI ju denofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi