Eksperti i ekonomisë Max watson, profesor në Universitetin e Oksfordit, tha dje se gjendja e financave publike të Shqipërisë është më e vështirë se ç’mendohet. Sipas tij, politikat monetare në Shqipëri gjatë viteve të fundit kanë qenë të suksesshme, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për politikat fiskale qeveritare.

Ai shtoi se rritja e borxhit dhe sasia e lartë e detyrimeve të prapambetura e kanë bërë të nevojshëm një auditim të financave publike. Hapësirat e politikës fiskale për të nxitur ekonominë janë mbyllur e tashmë qeveria mund të bëjë vetëm reforma.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)