Eksperti i aksidenteve: Dora e
shtetit nuk duket prej 20 vitesh

Eksperti i aksidenteve: Dora e <br />shtetit nuk duket prej 20 vitesh
Sa aksidente rrugore ndodhin në vit në vendin tonë me pasoja jete?
Numri i aksidenteve rrugore mendoj se është me i madh se ai që deklaronhet ,këtë e them nga përvoja jonë si Shoqatë pasi kemi kërkuar në tre institucione informacione ,por akush nuk përgjigjet, megjithëse e drejta për informim është e garantuar në nenin 23 të Kushtetutës, dhe siç dihet, ka edhe një ligj të posaçëm. Kjo gjë më lë shije të hidhur dhe më krijon mosbesim.

A kemi ne ndonjë institucion që meret me studimin e shkaqeve të aksidenteve rrugore, dhe cilat janë disa nga shkaqet që mund të ndikojnë negativisht për uljen e aksidenteve ?
Mendoj se jemi shumë të vonuar dhe të paaftë si shoqëri për të bërë qoftë edhe një anlizë të thjeshtë për aksidentet rrugore ,shkaqet që i sjellin ato dhe të dilet në konkluzion se si duhet të parandalohen. Në vendin tonë nuk ka asnjë strukturë që bën këto analiza, por as shoqëria civile nuk mund të bëj një gjë të tillë. Prej 20 vjetësh struktura e sigurisë rrugore është shkatërruar tërësisht, nuk ka më specialist, por vetëm militantë të cilët dinë të ngrenë dhe ulin flamujtë e partive politike, por jo të bëjnë ekspertiza ,të analizojnë fenomenet dhe të dalin në konkluzione për të parandaluar aksidentet rrugore. Këtë e tregon më së miri numri i aksidenteve që prej vitesh nuk ndyshon në fakt, pamvarësisht nga shifrat që dekalrohen. Kjo kërkon një reformim të drjetë të ndershëm dhe professional në strukturat e sigurisë rrugore me qëllim që ato të shndërrohen nga një vend ku punësohen “teknicienët rufjanë” që nuk kanë asnjë lidhje profesionale me specialitetin e transportit, por që shfrytëzojnë situatën, dijnë të manovrojnë, kryejnë kurse që ngjasojnë me kurset e ngritura në vitet 45 kundër analfabetizmit për t’u legjitimuar si specialist të fushës së transportit. Kjo bëhet për të kapur vende pune në ato pika nevralgjike ku ‘’glon’’ korrupsioni duke mos pyetur për pasojat që ata i sjellin shoqërisë. Koha e kioskave ka përfunduar dhe nuk është normale që specialist me shkollë kuzhine të bëjnë akte ekspertimi për aksidentet rrugore, por qoftë edhe inxhinjer mekanik që nuk janë diplomuar në specialitetin transport. Në Shqipëri janë rreth 3700 specialistë të lartë të diplomuar në specialitetin e trnasportit dhe nuk është e nevojshme të bëhen kurse në fakultetin e inxhinjerisë mekanike për t’u klonuar kjo kategori specialistësh. Të shpenzohen kot vlera monetare të paguara nga taksapaguesit, nuk është e ndershme, për këto fenomene dikush duhet të japë llogari, dikush duhet të përgjigjet për organizimin fiktiv të tyre . Strukturat e tjera të sigurisë dhe Drejtësisë bëjnë të paditurin dhe vazhdojnë të emrojnë dhe caktojnë në detyra këtë kategori specialistësh “rrufjanë” dhe pasojat vijnë dhe nuk do të ndalen. Jemi të vonuar por më mirë vonë se kurrë, që strukturat e sigurisë rrugore të reformohen dhe të kthehen në një vend ku duhet të triumfojë profesionalizmi dhe jo nepotizmi dhe konflikti i intersave. Në këto kushte jemi në meshirë të fatit ,zoti na ndihmoftë të shpetojmë në aksident se sa për strukturat përgjegjëse nuk ka asnjë masë parandaluese dhe e gjithë vemendja përqëndrohet tek policia dhe masat shtrënguese që në fakt janë vetëm hallka e fundit e zinxhirit të sigurisë. Ky menatlitet i gabuar vjen nga mendimi i së kaluarës, por siguria rrugore sigurohet me vizion dhe masat shtrënguese janë në fund, pasi palët kanë kryer të gjitha detyrimet e tyre ligjore, në rrugë, sinjalistike organizimin dhe funksionim e serviseve etj. Megjithëse policia e kryen mirë detyrën, në disa raste ajo merr përsipër më shumë se ç’duhet, kjo bën që strukturat e tjera përgjgjëse të fshihen në momentin e aksidentit rrugor pas policisë rrugore.

Për të parandaluar aksidentet rrugore kërkohen shuma të mëdha buxhetore në dispozicion?
Nisur nga aksidentet e shumta që ndodhin kemi ndërmarë një studim për nxjerjen e shkaqeve më kryesore duke dhënë edhe mendime për parandalimine e tyre dhe kryesisht vemendjen e kemi përqendruar tek ato veprime që kërkojne shumë pak shpenzime. Nga studimi na rezulton se në rrugët tona qarkullojnë shumë automjete me të meta në dokumentacion, me të meta teknike, dhe drejtues automjetesh të paaftë ose nën ndikimin e pijeve alkolike. Oragnet e kontrollit të policisë rrugore gjatë komtrollit të automjeteve për gjendjen teknike dhe pagesat e detyrimeve ndaj shtetit hasin një sërë veshtirësish. Po kështu edhe për pagesën e policës së sigurimit(TPL) që është e detyrueshme pasi ajo mbulon dëmet që shkaktojnë automjetet. Nisur nga këto vështirësi dhe për të thjeshtuar praktikat dhe rritjen e efikasitetit ne propozuam që të gjitha automjetet që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të pajisen me librezë automjeti ku të regjistrohen të gjitha shërbimet teknike qe i kryhen automjetit dhe ato të paparashikuara. Kjo nuk është një praktikë e re ,pasi në këtë mënyre funksionojnë edhe në vende të tjera perëndimore dhe ish lindore. Libreza e bën lehtësisht të kontrollueshme gjendjen teknike të automjetit dhe ndikon pozitivisht në parandalimin e aksidenteve rrugore. Për unifikimin e dokumentave dhe lehtësimin e veprimeve në rrugë mendoj se duhet rregulluar urdhri i brendshëm i Ministrisë së Punëve Publike dhe të Transportit për mënyrën e përpunimit të dokumentave të automjeteve. Aktualisht Dr. Përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor lëshon leje qarkullimi me afat të pacaktuar. Kjo favorizon drejtuesit e automjeteve që të qarkullojnë edhe në rastet kur ata nuk kanë kryer kontrollin teknik dhe nuk kanë prerë siguracionin e detyrueshëm. Kontrolli i këtyre dokumentave bëhet i vështirë ne rruge nga ana e policise rrugore dhe strukturave te tjera të kontrollit në rrugë, pasi automjetet që do t’i nënshtrohen kontrollit pengojnë qarkullimin dhe krijojnë premisë për aksident. Mendoj se kontrolli teknik vjetor dhe lëshimi i lejes së qarkullimit të bëhet në të njëtën kohë me afat 1 vjeçar.

Pra po flisni për unifikimin e të gjitha procedurave në një zyrë të vetme?
Pak a shumë. Pra një nga zgjidhjet që kërkon thjesht ristrukturim të rregullave është që të gjitha automjetet në momentin që i nënshtrohen kontrollit vjetor duhet të kenë të prerë edhe siguracionin për periudhën që ka përfituar certifikatën e kontrollit vjetor dhe vetëm pasi drejtuesi i automjetit t’i paraqesë këto dokumenta në zyrën e policisë rrugore që është prezent në pikën e kontrollit teknik, kjo e fundit arshivon dokumentat e tjera dhe e pajis drejtuesin e automjetit me lejen e qarkullimit rrugor me afat një vjeçar nga data qe është konfirmuar e rregullt gjendja e saj teknike. Kjo e bën më të lehtë kontrollin si për drejtuesin e automjetit, pasi polici rrugor i kërkon vetëm lejen e qarkullimit dhe lejen e drejtimit dhe të tjerat nuk kanë nevojë të paraqiten.

Vitin e fundit janë regjistruar edhe aksidente të rënda me mjete të transportit public, siç ishte rasti i autobusit të rrëzuar në Himarë. Mendoni se duhet të ketë reformë dhe në sektorin sigurisë së transportit publik?
Bisnesmenë të ndryshëm për nevoja të biznesit të tyre krijojnë edhe park me disa makina dhe nuk kanë drejtues teknik që të përgjigjet ligjërisht për to. Për subjektet që operojnë në fushën e transportit të udhëtarëve ato të shërbimit të trnasportit të mallrave si dhe për ato subjekte prodhuese që transportojnë mallrat e tyre duhet të vendoset me vendim qeverie që të kenë drejtues teknik ligjor një specialist me arsim të lartë të diplomuar vetëm në fushën e transportit. Këto shoqëri duhet që të kryejnë me specialistët e vetë kontrollin teknik të mjeteve që kanë në përdorim një herë në tre ditë duke bërë edhe shënimet përkatëse në fletën e udhëtimit të automjetit. Sot në vendin tonë qarkullojnë shumë automjete të veçuara ose të grupuara, por askush nuk bën kontrollin teknik të tyre. Koloudatorët janë gjithashtu një elemnt shumë I rëndësishëm për parandalimin e aksidenteve rrugore. Mendoj se për të gjithë kolaudatorët që do lejojnë mjete me të meta teknike në qarkullim duhet të ketë ndëshkime nga komioni i shqyrtimit të aksidenteve në baze të nenit 194 të Kodit Rrugor.

Ka patur disa aksione të policisë dhe të prokurorisë që kanë konsistuar në arrestimin e pronarëve të autoshkollave. Si mund të rritet kontrolli mbi efektivitetin e autoshkollave?
Ka dy probleme në sektorin privat janë autoserviset dhe autoshkollat. Janë hapur dhe hapen çdo ditë servise të vegjël dhe të mëdhenj, por kush punon në këta servise? Kush është përgjgjësi teknik ligjor? Kryerja me cilësi e riparimeve dhe shërbimve teknike parandalon aksidentet rrugore. Duhet që për pikat e riparimit të automjeteve. Nuk mund të lejohen më këto pika që të fillojnë funksionimin dhe të vazhdojnë punë pa patur një drejtues teknik, një specialist me arsim të lartë të diplomuar vetëm në fushën e transportit. Në lidhje me çështjen e autoshkollave duhet thënë se ka probleme serioze. Dihet se të gjithë ata që përfshihen në aksidente rrugore përgatiten në autoshkolla, por përse janë të pa përgatitur drejtuesit e mjeteve? Në autoshkolla mësuesi i teorisë duhet të jetë edhe drejtues teknik ( specialist me arsim të lartë të diplomuar vetëm në fushën e transportit. Aktualisht në autoshkolla japin mësim të gjithë inxhinierët mekanik që për hir të së vërtetës nuk kanë bërë asnjë orë të vetme automobile, përveç atyre të diplomuar në specialitetin transport. Dihet nga të gjithë problematika e dhënies së lejes së drejtimit në Shqipëri. Komisonerët e marjes në prova duhet të jenë barrikadë për të ndaluar të paaftët që sjellin aksidente në rrugë. Në komisionet e marjes në provim të kandidatëve për drejtues automjetesh duhet të jenë specialist me arsim te larte me përvojë mbi 25 vjet si drejtues automjetesh me klasin më të lartë. Një tjetër pikë nevralgjike janë dhe qëndrat e kontrollit teknik të automjeteve. Në rrugët tona nuk mungojnë edhe rastet që automjete në gjendje të keqe teknike kalojnë pikën e kontrollit teknik pasi konsiderohen të regullta teknikisht, por më vonë del se ato hyjnë në perplasje duke shkaktuar aksidente rrugore me pasoja në jetët e njerëzve pikërisht nga problemet teknike. Për të parandaluar këtë fenomen mendoj se është e domosdoshme të funksionojë kontrolli teknik në rruge njëlloj si në të gjitha vendet e tjera perëndimore. Kjo strukturë duhet të merret vetëm me kontrollin e gjendjes teknike të mjeteve dhe në rastet kur konstaton defekte apo mos plotësim të standardeve bën bllokimin e tyre ,ju tërheq dokumentët, vendos gjoba shumë të larta dhe ju rikthen dokumentet vetëm pasi gjendja e tyre teknike të jetë sipas standardeve të kërkuara. Kjo është praktikë që përdoret në të gjitha vendet e komunitetit europian dhe është provuar se ka dëhne rezultate të mira.

Shkaktare të aksidenteve shpesh janë edhe rrugët. Ju si shoqatë keni parashikuar ose sugjeruar ndërhyrje në akse të caktuara?

Në rrugët tona sinjalistika rrugore është një problem me vete ,nga vendosja e saj në mënyre të gabuar ajo në shumë raste bëhet burim aksidenti. Për të parandaluar aksidentet që vijnë për shkak të mungesës së sinjalistikës ,por edhe për vendosjen e saj të gabuar mendojmë se është e domosdoshme të bëhet një studim dhe rivendosje e sinjalistikës ekzistuese sipas standardeve teknike të miratuara dhe të bëhet më pas kompletimi me sinjalistikë në vendet ku mungon. Për disiplinimin e drejtueve problematikë të mjeteve në superstadë apo autostradë mendojmë se është e domosdoshme organizimi i shërbimit të policisë rrugore me patrulla të lëvizeshme me motorçikleta të cilat patrullojnë dhe drejtuesit e automjeteve nuk mund të ndalojnë. E kundërta ndodh aktualisht kur patrullat janë stacione dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve dijnë vendndodhjen e tyre dhe për pasojë ata pasi e kalojne atë patrullë kryejne veprime në kundershtim me Kodin Rrugor dhe sjellin pasoja në jetën e qytetarëve. Një ndër arsyet që automjetet përfshihen në aksidente rrugore është edhe qëndrimi i automjeteve në superstarda ,kryesisht kjo ndodh me mjetet e shërbimit publik të licensuar, por kryesisht nga mjete të pa licensuara të cilat për të zbritur, apo për të marrë një pasagjer ndalojnë në pjesën kryesore të rrugës duke bërë që më pas këmbësori të perfshihet në aksident. Po kështu edhe nisja e tyre dhe futja në rrugë përbën një rrezik të shtuar për drejtuesit e automjeteve të tjera që qarkullojnë në atë segment rrugor, pasi shpejtësia që ata lëvizin është mbi 80 km në orë dhe në ato kushte një frenim i menjëhershëm do të ishte fatal. E ritheksoi se këto veprime nuk duan shumë inevestime, por vullnet, ndershmëri dhe përkushtim. Të mendojmë të gjithë për fëmijët tanë, aksidenti nuk ka adresë, radhë apo moshë. Duhet të punojmë sëbashku përndryshe parandalimi i aksidenteve do të jetë larg, kur ne të mos jetojmë më.

(h.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë