Eksperti i Energjisë Bërthamore: Shpërthimi i termocentralit në Ukrainë do të ishte vetëvrasje për Rusinë

Termocentrali bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u përfshi nga flakët pas bombardimeve ruse. Por forcat ukrainase arritën ta shuanin zjarrin. Trupat ruse u raportua se shkaktuan disa viktima me këtë sulm, por njëkohësisht edhe opinion publik në botë u frikësua.

Por çfarë rreziku paraqet realisht Zaporizhzhia dhe çfarë mund të ndodhë me të? Përmes një lidhje direkte nga Vjena, eksperti i Energjisë Bërthamorë, Baftjar Novruzaj, foli për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV.

Ai u shpreh se me këtë sulm Rusia tentoi të shantazhonte kundërshtarët dhe jo ta shpërthente centralin. Sipas Novruzajt, nëse trupat ruse shkaktojnë shpërthimin e Zaporizhzhias, kjo do të ishte një vetëvrasje për vetë Rusinë.

“Bombardimi ka prekur pjesë jo esenciale të centralit bërthamor. Tani për tani nuk ka rrezik që të ndodhë ajo që ndodhi në Fukushima apo Çernobilt. Deri tani është cenuar vetëm siguria fizike. Zoprizhzhia është sajti i gjashtë bërthamor në botë sa i përket kapacitetit. Gjendja e këtij centrali është që mund të vihet në funksion të plotë, por për momentin pjesë të tij janë në stand-by. Nuk e di ekzaktësisht çfarë modeli janë reaktorët bërthamorë, por në Perëndim ata janë dizenjuar që të durojnë edhe goditjet me artileri. Në opinionin tim nuk do të shkohet deri aty sa të preket integriteti fizik i tyre, sepse do të ishte një katastrofë edhe për vetë Rusinë. I bie që Rusia të vetëvritet. Ndërsa reja do të përhapej në të gjithë globin. Unë mendoj që kjo që ndodhi ishte një manovër për të shantazhuar dhe dekurajuar çdo rezistencë” – tha Novruzaj për ‘Kontrast’.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan