Eksperti italian: Vdekshmëria është 3%, vaksinat janë ‘rripi ynë i sigurisë’

Eksperti italian: Vdekshmëria është 3%, vaksinat janë ‘rripi ynë i sigurisë’

Drejtori Shëndetësor i Universitetit Humanitas: Identifikimi i shpejtë i virusit është prioritet, por tani duhet të studiohen vaksinat dhe terapitë antivirale

Rreth 6000 raste të prekur me koronavirusin kinez janë të konfirmuara globalisht.

Virusi, i cili inkubon deri në 14 ditë para se të shfaqet, e ka bërë më të vështirë zbulimin e tij me shpejtësi.

Por gjithashtu ky është një virus që për fat të mirë ka një vdekshmëri jo shumë të lartë: rreth 3% të rasteve.

Alberto Montovani i Universitetit Humanitas në Itali, thotë se “Që nga mijëvjeçari i ri është hera e tretë që një virus i klasës koronavirus ka kërcënuar speciet njerëzore.

Precedentët e mëparshëm ishin viruset që shkaktuan SARS në Lindjen e Largët midis 2002 dhe 2003 (SARS-CoV) dhe MERS në Jordan dhe Arabinë Saudite në vitin 2012 (MERS-CoV).

Në të njëjtën periudhë, bota u përballë edhe me viruset e shpendëve - H1N1 dhe H7N9 - dhe me patogjenë të tjerë që, megjithëse kufizohen kryesisht në Afrikë apo Amerikë të Jugut, kanë ardhur për të prekur botën perëndimore.

Identifikimi i shpejtë i virusit 2019-nCoV është një bazë e rëndësishme nga e cila për të zhvilluar teknika molekulare diagnostikuese për diagnostikimin, teknikat serologjike të bazuara në antitrupa për të vlerësuar përhapjen e tij dhe për të identifikuar çdo bartës të shëndetshëm. Mbi të gjitha, këto studime hedhin themelet për zhvillimin e terapive antivirale dhe vaksinave”.


Lajmi kryesor:

Virusi kinez, numri i viktimave rritet në 132. Shifra 6000 e të infektuarve tejkalon SARS, 8 raste në Europë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen