Eksperti Gjergj Begaj si çdo javë ka sqaruar qytetarët shqiptarë mbi problematikat e pronave, në studion e emisionit “Këndi i Ekspertit” në Report Tv, nën drejtimin e gazetares Valbona Mhilli. Eksperti Begaj ka sqaruar rastet e veçanta kur shteti nuk ju njeh pronësinë apo ju është zënë prona

Tirana, në 2010 kam bërë një kontratë me shtetin dhe kam paguar rreth 17 milion lekë, dhe kontrata e shitblerjes, dhe tani ka dalë infrastruktura dhe më kap dhe shtëpinë, tani a ka vlerë kjo kontratë dhe nëse vjen rruga për shembull, se kam që në 2010 që kam paguar 17 milion lekë, ça përfitoj unë në këtë rast apo shembet ajo komplet ? dhe kjo kontratë ka ardhur nga Aluizmi.

Por që nga 2010 e deri tani zotëria nuk pajisjet me certifikatë të truallit, ai mban thjesht një faturë ku tregon pagesën që ka kryer, por hipoteka nuk ia regjistron sepse këtu ndërhyn Bashkia, më një projekt të infrastrukturës. Shteti duhet t’ia legalizojë dhe duhet ti jepte certifikatën dhe pastaj të bëjë shpronësimin që e zë rruga. Bashkia detyrohet që këtë qytetar ta shpronësojë me vlerë reale dhe kjo nuk është në interes të Bashkisë . Qytetari në këtë rast duhet ti drejtohet Gjykatës Administrative, për ta zgjidhur problemin pasi ka kryer pagesën dhe duhet të ishte pajisur me certifikatë Pronësie, është shumë i vonuar. Në rast se ka qenë truall shtet leja e legalizimit është në kundërshtim me ligjin.

Fushkruja, kemi marrë toka me ligjin 7501 dhe asnjëherë nuk i kemi marrë sepse i kanë zënë të tjerët dhe nuk na e japin, dhe kemi 12 dynym  dhe e kam certifikatën e pronësisë...
Zonja tregon se i është dhënë nga ligji 7501 me tokë bujqësore dhe këtë tokë ia kanë zaptuar të tjerët, kjo ndodh shpesh dhe nëse zonja zotëron Aktin e Marrjes e Tokës në Pronësi dhe ka qenë banore para vitit ’91 në këtë fshat i lind e drejta të shkojë pranë Bashkisë ku ka është  e regjistruar dhe te procedojë me regjistrimin e pronës, sepse ligji do fillojë të funksionojnë. 

Durrësi, kam aplikuar për leje ndërtimi pranë Bashkisë Durrës dhe nuk më ka kthyer përgjigje ka gati 2 muaj, sa zgjat kthimi i përgjigjes? aplikimin e kam bërë në një studio...
Duhet parë me kujdes që kjo zonë ku ju banoni a ka studim urbanistik të miratuar, dhe nëse ka duhet të merret studio ligjore që ju po bashkëpunoni pasi ajo ka kompetencat. duhet të punoni me studion që të shikoni se ku janë defektet mund të ketë problemi projekti.

Tirana, Lundër, dhe kam blerë tokën nga pronari dhe është pa letra, kam marrë Certifikatën e shtëpisë por jo të truallit.
Në këtë rast, mungesa e kulturës për të bërë një kontratë me një notere, dhe ligji nuk e bën atë pronar, sepse duhet të shkojë pranë zyrës noteriale për të bërë një kontratë të rregullt Shit-Blerje të tokës, do të paguajë faturën tek legalizimet dh nuk ka më punë me pronarin e vjetër, ia paguan shtetit këto lekë. Qytetari duhet të presë VKM për truallin dhe më pas do të marrë dhe Certifikatën e truallit.

Fieri, tokën që kemi marrë sipas ligjit, na e ka zënë një banorë, ka ndërtuar një pronë në tokën time dhe nuk na lejon që të futemi dhe ne kemi dokument të rregullta paguajmë dhe detyrime të tokës dhe nuk kemi pronësi, dhe kemi dhe Certifikatë pronësie, nuk kemi bërë denoncim ne rajon policie...
Zonjës toka i është zënë me forcë dhe duhet të shkojë patjetër në rajon policie për të ngritur një denoncim, sipas nenit 201.

Elbasan, kam një pronë të blerë nga babai dhe e kam me vendim gjykate dhe shkoj në gjykatë dhe kërkoj vendimin më thonë ka humbur, shkoj dhe në hipotekë dhe atje më thonë që ka humbur, kërkoj që ta riregjistroj se është e blerë që nga vitit '56 dhe më thonë që do kalojë në pronë të shtetit...
Në 56 ka blerë prone dhe qytetarët duhet të kenë dokumentin origjinal sepse në pjesë e arkivave janë zhdukur, ju do të keni dy dokument të vjetër që ti paraqesin në një seancë gjyqësore për të rifituar pronën.

Elbasani, kemi marrë tokën 7501 dhe e ka zënë njeri tjetër dhe kemi shkuar dhe në polici dhe s’kemi marrë asnjë zgjidhje dhe kemi një tapi të përbashkët... 
E ndjek ndryshimin që po ndodh nëpër institucione dh enë polici po bëhet vetingu se duke qenë se dikush jua ka zënë tokën do të thotë që në rajonin e policisë duhet t’iu ofrojnë ndihmë dhe drejtësia do të vihet në vend.

Tirana, në rrugën 4 Dëshmorët është bërë një pallat në '97, dhe kemi blerë pallatin,nga 4 katër kate që ishte leja u bë me 6 kate. Dhe ne në atë kohë u pajisem me pronësie dhe na del problemi se na kanë bllokuar pallatin se as nuk mund ta blejmë dhe ta shesim, mirë është që të shkojmë që të gjithë në hipotekë por nuk kemi fuqi ekonomike që të merremi këtu dhe ka 20 vjet.
Hipoteka në momentin që një pallat shkon pranë hipotekës merr të gjitha certifikatat, dhe ky zotëria, pronari, ka ndërtuar dhe 2 kate pa leje. por ky duhet të shkonte të bënte legalizimin e të dy kateve, që ta zhbllokonte situatën dhe banorët duhet të interesohen vetë.

Fushkruja, kam tokën me ligjin 7501 dhe kur shkoj ta regjistroj e kam në emrin e babait, dhe nuk e marrim dot tokën nëse nuk jemi të gjithë bashkë dhe jemi 5 persona...
Keni problem regjistrimi pranë hipotekës, se nuk janë të gjithë banorët në Shqipëri dhe e zgjidh duke dërguar një prokurë në emrin tuaj ose bashkëshortes suaj dhe me anë të prokurës e përfaqëson. janë disa procedura që duhet të ndiqen.
 
Tirana, kam blerë tokën në 95, pa certifikate me letra dore,tani kam bërë shtëpi dy katesh dhe nuk ma kanë legalizuar tokën dhe kam paguar 70 metra tokë, dhe shkova tek Aluizmi dhe pagova dhe tepricën...

Sepse ju duhet të orientoheni drejt studiove legale për shit blerjen  e tokës,legalizimi ka dhënë pjesë që takon sipas ligjit dhe pjesa tjetër duhet të gjeni pronarin që i takon ose i takon shtetit. duhet ti drejtoheni studiove legave të pronësive.
 
* Për qytetarët që kanë probleme pronësie, drejtohuni pranë Studio Ligjore “Bylis”, përballë Hipotekës në Tiranë, Rruga “Panorama”. Kontaktoni edhe në numrin e celularit 0694093431

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com