“Në këtë kthesë nuk ka pasur një aksident, po ka pasur shumë aksidente. Po ta vini re këtu sinjalistika mungon në tërësi në bazë të standardeve që kërkohet, se ka një vendim të Këshillit të Ministrave se si duhen të jenë sinjalistikat në kantieret e punës dhe në sistemin e rrugëve gjatë ndërtimit të tyre. Aty ka një vijë të verdhë që tregon ndalim parakalimi, por vija e ndalim parakalimit është tmerrësisht i gabuar dhe ajo është edhe shkaktare për aksident pasi trajektorja e saj nuk vazhdon në aksin e rrugës, dhe drejtuesi i mjetit që vjen nga aksi i Elbasanit e ngatërron në këtë aks. Pa harruar këtë që këtu vijmë nga një kthesë që ka një kënd pak të papëlqyeshëm në raport me shpejtësinë që ka. Pra të gjitha këto kanë ndikuar në aksidentet rrugore”, -tha Hoxha.
Duke u ndalur tek vija ndarëse e rrugës, Hoxha sqaron se vija e verdhë (ne foto) është tmerrësisht e gabuar pasi ndan në mënyrë të pabarabartë korsin duke corientuar drejtuesit e mjeteve e për pasojë sjell aksidentet.
Eksperti Hoxha deklaron se në këtë aks të konsideruar si “njollë e zezë” përsa i përket aksidenteve të ndodhura, vdekja e Fleura Kolës do të parandalohej.
“Po të zbatohen sinjalistika rrugore ne asnjëherë nuk do të kemi aksidente. Se kërkesat e Kodit Rrugor janë kërkesa shkencore, pra ka një studim shkencor kur vendoset një nen në Kodin Rrugor . Këtu nuk është fjala për të dhënë përgjegjësinë, këtu është fjala që ne të parandalojmë se kemi humbje jetë njerëzish pothuajse çdo ditë dhe kjo nuk është normale”, shprehet Hoxha.
Aksidenti i gazetarit Cim Peka ku humbi jeten vajza e ish-ambasadorit Kola, qe udhetonte me te
Vendi ku u permbys makina e gazetarit Peka, nje dite pas aksidentit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)