Ekspertiza e FBI për 21 janarin
gati të priten fletëarrestet

Ekspertiza e FBI për 21 janarin<br />gati të priten fletëarrestet
Zyrtarëve të lartë të shtetit po “ju dridhet” toka nën këmbë për shkak provave dhe dosjes që ka sjellë FBI në prokurorinë e përgjithshme. Këto tre ditë intesive të ambasadorëveme zyrtarët më të lartë politikë, mes të cilëve edhe kryeministrin, duket se kanë  qenë pikërisht për ti treguar politikanëve të tregojnë maturi sa i përket zbulimeve që ka sjellë ekspertiza e FBI mbërritur vetëm pak ditë më parë në Shqipëri. Dje gjatë gjithë ditës, prokuroria e përgjithshme ka mohuar me të gjithë zërat ardhjen e ekspertizës, por ndërkohë, gjithçka u shfry, kur ambasadori amerikan, në TopStory të Sokol Ballës në Top Channel pranoi zyrtarisht se ekspertiza e FBI ka mbërritur në Tiranë. E logjikshëm, pas gjithë kësaj, kuptohet edhe mbështetja që trojka BE-SHBA-OSBE, i dha prokurorisë së përgjithshme tre ditë më parë për një hetim të pavarur dhe jashtë çdo ndikimi politik në organinin e akuzës.

Provat
Eshtë çështje orësh që nga prokuroria e përgjithshme të dalin urdhërarrestet, për të paktën tre zyrtarë të lartë të shtetit. Madje, duket se në mënyrë të drejtpërdrejtë, do të zbatohet një ndër urdhërarrestet që u refuzuan vetëm një vit më parë nga prokuroria e Përgjithshme, për tu zbatuar nga policia e shtetit, dhe që i përket gardës së republikës së Shqipërisë.

Burime konfidenciale, i thanë gazetës "shqiptarja.com", se në fishekët e bërë ekspertizë, njëri nga plumbat e pistoletës, që dyshohet se ka vrarë shtetasin Hekuran Deda, ka dalë nga një efektiv i rangut të lartë të Gardës së Republikës. Për organin e akuzës, nuk ka asnjë dyshim për të prerë mandatin, ndërkohë që çështja e konfidencialitetit, të informacionit, që ka mbërritur nga FBI, mbahet dhunshëm nga organi i prokurorisë, vetëm nga frika se ndokush do të dojë të largohet nga Shqipëria, për të prishur më pas punë për hetimin. Ajo që dihet me siguri, dhe që është e shkruar e bardha mbi të zezë në dokumentet që ka sjellë FBI, është se njëra nga pistoletat ka qenë në radhët e Gardës, dhe plumbi që është gjetur, përkon me pistoletën. Për prokurorinë, emri i personit që do të akuzohet për vrasje, tashmë është shumë i qartë.

Jo vetëm kaq. Një ndër çështjet kryesore për të cilat ka parë dhe verifikuar materialet FBI ka të bëjë pikërisht me serverin qendror të kryeministrisë, filmimet e kamerave, urdhërat e dhëna, dhe gjithçka tjetër që ka pasur të bëjë me operacionin që drejtohej nga brenda kryeministrisë ditën që ndodhi tragjedia që përfundoi me katër vrasje në 21 janar.

Në organin e prokurorisë, ka shumë persona të pyetur për çështjen e mungesës së pamjeve filmike të datës 21 janar, në serverin kryesor qendror të kryeministrisë. Deklaratat e zyrtarëve të qeverisë, në anën e administratës, që kanë deponuar në prokurori, kanë thënë se serveri ka qenë i prishur. Por në fakt, sipas raportit të plotë të dhënë nga FBI, rrethanat nuk janë aspak të tilla.

Eshtë vërtetuar shkencërisht nga FBI, se filmimet e datës 21 janar, nga serveri, janë fshirë. Sigurisht që FBI nuk ka vënë gishtin te asnjë person që mund ti ketë fshirë të dhënat. Por, raporti i shkruar është se janë fshirë. Dy burime të ndryshme të shqiptarja.com, kanë dy variante në fakt për këtë gjë, por që të dyja, kanë përgjegjësi të rënda penale për fshehjen e provës së krimit dhe do ti çojnë ato drejt arrestit. Në njërin variant që pohohet për shqiptarja.com, është se FBI ka mundur të rikuperojë ngjarjet e fshira nga kamerat, dhe kjo do të çonte automatikisht në zbardhjen e të vërtetës se kush ka qëlluar mbi turmën e protestuesve. Ndërsa një burim tjetër thotë për shqiptarja.com, se "FBI ka provuar se filmimet janë fshirë, porse nuk kanë arritur të nxjerrin asgjë nga filmimet e fshira, përveç faktit se ato janë zhdukur". Rrjedhimisht, sipas logjikës së prokurorisë dhe për atë çka po ndodh, bie pista e deklaruar zyrtarisht nga administratorët më të lartë të këtyre gjërave në Këshillin e Ministrave, se "serveri i kryeministrisë nuk ka funksionuar".
Sipas burimeve të shqiptarja.com, nga ekspertiza e armëve, tregohet edhe një tjetër zyrtar i gardës së republikës, që është vërtetuar se ka qëlluar dhe ka vrarë një person.

Hetimet në vazhdim
Edhe pse ka pasur shumë zhurmë dhe shumë zëra mbi gjithë çka po ndodh, burime nga shqiptarja.com, thonë se këto hetime do të prekin edhe opozitën. Jo drejtpërdrejtë të implikuar në procesin e vrasjeve të qytetarëve, por në organizimin e protestës në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nuk flitet realisht se cili është niveli dhe deri ku shtrihen hetimet, por për prokurorët e çështjes, gjithçka është e qartë për të kërkuar hetime më të thelluara.

Intesiteti
Gjatë tre ditëve të fundit, lëvizjet e ambasadorëve në Tiranë kanë qenë shumë kaotike. Dy ditë më parë, një mbledhje e ambasadorëve të BE u zhvillua në zyrën e delegacionit të komisionit evropian në Tiranë. Pak minuta më vonë, trojka e ambasadorëve doli me një deklaratë të përbashkët për të mbështetur Ina Ramën në hetimin e çështjes, duke lënë të kuptohej se në duart e tyre kishte mbërritur ekspertiza e Bashkimit Evropian. Ditën e djeshme, ambasadori amerikan Arvizu "vrapon" në zyrën e kryeministrit Sali Berisha ku është folur vetëm për këtë çështje dhe mosndërhyrje në procesin hetimor. Arvizu u tregua akoma dhe më aktiv duke dalë edhe publikisht. Jo rastësisht, dy ditë më parë ish ambasadori Ëithers del publikisht në VOA për të dhënë disa sinjale të qarta për mënyrën sesi po shkonte demokracia në Shqipëri. Ndërkohë që presidenti i republikës, ka vazhduar të ruajë kontaktet me ambasadorët. Po dje, ambasadorja britanike del publikisht për të kërkuar hetim të pavarur për 21 janarin...

Të gjitha këto tregojnë se dosja e ardhur nga FBI, është e qartë dhe nuk lë vend për diskutime për atë çka do të ndodhë me orë. Priten thjesht prerjet e urdhërarresteve, të cilat nuk dihet nëse do të zbatohen apo jo nga policia e shtetit, apo do të kenë fatin e 6 urdhër arresteve që prokuroria preu një vit më parë.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë