Arrestohen tre të rinjë që qëlluan me armë në lagjen e 16- vjeçarit
3 të rinj janë arrestuar nga Policia e Lacit pasi kanë qëlluar me kallashnikov natën e ndërrimit të viteve. Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Sanxhakut në Laç. Ata ishin duke udhëtuar me një makinë Benz, të cilit i kishin hequr targat dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov në ajër.
Por pikërisht në zonën e Sanxhakut në Laç, natën e ndërrimit të viteve vdiq edhe 16-vjeçari Klejdi Gjeta. Ai dyshohet se kur po hidhte fishekzjarrë në tarracën e shtëpisë, është goditur nga një plumb qorr.
Burime Policore të Report TV thonë se ende nuk mund të bëjnë lidhjen mes dy ngjarjeve, pasi ende nuk është gjetur arma kallashnikov. Por ka dyshime se njëri nga plumbat që është qëlluar në ajër nga 3 të rinjtë, mund të ketë goditur aksidentalisht edhe 16-vjeçarin Klejdi Gjeta. Për momentin Alban Lika, Ernis Lika dhe Abrër Lika akuzohen vetëm për prishje të qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje. Edhe video e publikuar në rrjetet sociale, nuk dihet nëse u përket 3 të rinjëve nga kurbini, pasi në rrejtet sociale janë publikuar video duke qëlluar me armë zjarri edhe nga Laci edhe nga Shkodra.
Polica ka zbuluar makinën dhe targat, por vijon kërkimet për të gjetur kallashnikovin.
Fillimisht uniformat blu janë vënë në alarm për një makinë pa targa dhe personat që ishin në të qëlluan me armë. Në ndjekje të saj janë vënë disa makina policie dhe benzi pa targa është gjetur në një garazh bashkë me targat e hequra. Më pas Policia ka arrestuar njërin prej të rinjve, i cili ka treguar edhe emrat e shokëve të cilët ishin në makinë.
Klejdi Gjeta u gjet pa shenja jetë në tarracën e banesës nga prindërit e tij. Ai u çua në spital por mjekët nuk kishin çfarë të bënin, pasi kishte ndërruar jetë. Në kokë 16-vjeçari ka një shenjë plumbi, por ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë.

Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht :
•Alban Lika, 25vjeç, banues në Kurbin.
•Ernis Lika, 20vjeç, banues në Kurbin.
•Arber Lika,18vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.
Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.
Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com

VIDEO








