VLORË – Banesa e inspektorit të tatimeve në Vlorë është bërë objekt i një sulmi më lëndë plasëse mëngjesin e sotëm.
Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse artizanale në sahatët e ujit, të vendosur në portën e jashtme të shtëpisë së Erjon Lamçes në një pallat në lagjen “Isa Boletin” të qytetit bregdetar të Vlorës.
Shpërthimi ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk kanë shënuar të lënduar në njerëz.
Erjon Lamçe i kontaktuar nga mediat ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërsa policia është nisur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Lamçe punon si inspektor në Drejtorine e Tatim Taksave të Vlorës dhe sipas dyshimeve të para vendosja e lëndës plasëse lidhet me detyrës e tij.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com