POGRADEC- Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e kreut të PD-së në Pogradec Luan Lipo. Shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës së të dielës, (5 janar 2014)
Sipas të dhënave të para të policisë sasia e eksplozivit është vendosur tek dera e jashtme e shtëpisë private në lagjen nr 5 tek Valuta.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar. Ndërkohë që në momentin e shpërthimit familja e Lipos ka qenë në gjumë.
Dy fëmijët, gruaja dhe e ëma, e cila jeton me kreun e PD-së së Pogradecit janë tronditur nga shpërthimi, por fatmirësisht nuk janë lënduar pasi po flinin në katin e dytë të banesës.
Policia ka shoqëruar 20 persona, 7 prej tyre si të dyshuar. Gjatë natës policia ka marrë në pyetje Lipon.
Ky i fundit i ka thënë gazetares së A1 Report Lediona Xheladinaj se ngjarja ka qëllime politike pasi ai nuk ka konflikt me njeri.

(Foto: Kreu i PD në Pogradec Luan Lipo dhe dera e shkatërruar e banesës nga eksplozivi)
"Rreth orës 23:30 dëgjova një shpërthim të fuqishëm. Menjëherë dëgjova britmat e nënës në korridor. Dal menjëherë në korridor, shikoj nënën dhe tymin që ishte futur. Zbres në kat të dytë që është dhoma e gjumit të prindërve të mi. Dera e jashtme është dëmtuar në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme. Ka dëme materiale brenda, jo dëme të mëdha. Unë nuk kam pasur konflikte, jam në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe nuk kam konflikte pronësie, nuk kam probleme familjare. Familjen e kam të rregullt"- ka thënë Lipo.

(Ne foto: Dera e banesës së Lipos e dëmtuar nga eksplozivi) Foto të tjera
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com