ERSEKË- Shkatërrojnë me eksploziv bunkerët për të marrë hekurin për skrap, por përfundojnë në prangat e policisë. Kjo është njoftuar sot nga policia e Korcës e cila ka arrestuar shtetasit Emiljano Dapshi 18 vjec dhe Anesti Biba 18 vjec, të dy banues në Leskovik – Kolonjë. Policia sqaron se arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme ata u kapën duke shkatërruar më lëndë plasëse bunkerët në fshatin Cerckë-Ersekë për të shfrytëzuar hekurin e tyre për skrap.
Dy të arrestuarve iu sekuestruan 8 metra fitil zjarrpercjellës, 31 copë kapsolla detonatore, një sasi plehu kimik (nitrat) dhe disa litra naftë.
Dy të rinjtë kanë konsumuar veprat penale “Shkatërim i pronës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vjedhje” në bashkëpunim.(ns/shqiptarja.com)