TIRANË – Policia ende nuk ka përcaktuar një pistë të saktë të hetimeve për makinën e një biznesmeni që u hodh në erë dje pasdite, nga një shpërthim eksplozivi me telekomandë. Bëhet fjalë për një Benz me targa AA 303 DK, brenda të cilës ndodhej shoferi i firmës, i cili është plagosur. Makina tip Benz me targat AA 303 DK shpërtheu në ecje e sipër pranë Kopshtit Zoologjik të Tiranës rreth orës 16:50 të 23 marsit.
Të dhënat e bëra publike nga policia, bënin fjalë për një shpërthim me eksploziv në distancë dhe se makina e firmës “Loni Beton”, që ndodhet në Farkë, pranë TEG-ut. Gazetari Arsen Rusta raportoi dje pasdite se është plagosur Leonard Picari, drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital ushtarak. Rusta informonte se kanë qënë dy persona në automjet, një prej tyre Picari.
PISTA E HETIMEVE
Dyshohet se lënda eksplozive është vendosur më parë në pjesën e pasme dhe është shpërthyer në distancë me telekomandë. Burime kofidenciale nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, kanë pohuar, se nga hetimet e para rezulton, se makina ka shpërthyer, si pasojë e një sasie të vogël eksplozivi vendosur në pjesën e poshtme të saj, i cili mendohet të ketë qenë i tipit C3. Sipas policisë së kryeqytetit, makina është në pronësi të firmës së betonit, “Loni Beton”, ndërsa Picari është shofer që kryen shërbime të ndryshme në këtë kompani, herë me pronarin, herë me familjen e tij dhe herë me stafin.
Në lidhje me hetimet, po shikohen disa variante. Burimet policore kanë pohuar, se pista e parë e hetimit janë problemet e pronarit të firmës së saj. Sipas policisë së Tiranës, dyshohet se ai ka probleme borxhësh ose të tjera në lidhje me ndonjë gjobëvënje të mundshme dhe pikërisht për këtë, shpërthimi mund të jetë bërë në formë shantazhi. Por, nuk përjashtohet as mundësia e problemeve personale të shoferit të firmës së betonit. Policia ka thënë, se po hetohet dhe 27-vjeçari Picari, pasi nuk është person i panjohur për policinë, megjithëse jo për problem apo me precedentë të rëndë.
Itinerari i makinës së biznesmenit, nga rruga e digës drejt Kopshtit Zoologjik, duket se është mbajtur nën mbikqyrje derisa është bërë shpërthimi me telekomandë kur automjeti ka kaluar poshtë një ure.
Edhe pse ka ardhur karrotreci për heqjen e automjetit, ai nuk është hequr deri në marrjen e plotë të provave. Policia ka vendosur 12 piketa, që janë 12 momente të dinamikës së lëvizjes së makinës. Për afro 150 m, automjeti ka lëvizur pasi ka humbur kontrollin derisa është përplasur me murin e Kopshtit Zoologjik.
Në orën 18:30 të pasdites së djeshme policia deklarote se eksplozivi ishte vendosur për pronarin e firmës, në makinë, pasi ai kishte probleme borxhesh dhe se shoferi i firmës, 27-vjeçari Picari ishte jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në orën 18: 50 minuta firma "Loni beton" deklaron se Leonard Picari nuk është shofer i saj, por i firmës së Alban Lekës. Gjithësesi, policia ka deklaruar të kundërtën.
CFARE NDODHI NE SPITAL USHTARAK
Ndërsa në Spitalin Ushtarak, dhjetra të afërm prisnin me ankth tek dera e dhomës ku ndodhej i plagosuri Leonard Picari. Mjekët dhe policia kanë pohuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në dhomën e tij hynin e dilnin ekspertë të policisë, të cilët e pyesnin për ngjarjen dhe për dyshimet që mund të kishte në lidhje me ngjarjen. Po ashtu, policia ka pyetur edhe pronarin e firmës “Loni Beton”.
Ndërsa disa çëste më vonë, në derën e dhomës, brnda urgjencës së Ushtarakut, ka mbërritur dhe një grua, rreth 60 vjeçe, e cila qantë me dënesë, ndërsa kërkonte të birin. Ishte nëna e të plagosurit, e cila është futur nga të afërmit në dhomën ku merrte mjekim i biri. Bashkë me të, ndodhej dhe babai i të plagosurit, ndërsa askush prej të afërmve nuk kanë pranuar të flasin, apo të futet njeri në dhomën ku ndodhej 27-vjeçari.
Lajmi fillimisht u publikua rreth orës 18:00, 23 mars u përditësua në vazhdim. Përditësimi i fundit ora 09:00 e 24 Marsit
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com