Vlorë, eksploziv në Zyrën e Përkthimeve, merret në pyetje djali i pronares /Dëshmitë

 Vlorë, eksploziv në Zyrën e Përkthimeve, merret në pyetje djali i pronares /Dëshmitë

“S’kam konflikt me asnjë njeri”,  kështu është shprehur Orest Zhupa, djali i pronares të zyrës së përkthimeve ligjore në Vlorë  të cilëve ju vendos lëndë plasëse ditën e djeshme. Burime nga grupi hetimor thonë se, Orest Zhupa, ka thënë se nuk e di nëse lënda eksplozive ka qenë për të apo për një tjetër person, pasi atje ka një sërë zyrash.

Gjatë marrjes ne pyetje Orest Zhupa është shfaqur i qetë ndërsa ka shtuar se nuk e di nëse eksplozivi  ka qenë një lajmërim për të, pasi nëse do të ishte e tillë do të i ishte vendosur diku tjetër.

Pakoja me eksploziv e lidhur me një telefon celular iu vendos mesditën e djeshme përkthyeses ligjore Eleni Zhupa pranë derës së zyrës, e cila ndodhet në një godinë në katin e dytë pranë gjykatës së rrethit të Vlorës në lagjen "Hajro Çakërri". Për çaktivizimin e saj në vendngjarje shkuan forcat Xheniere. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive