TEPELENE- Një 32-vjeçar nga Tepelena ka rënë sot në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vendosur një sasi ekplozivi në transformatorin që furnizonte fshatin Dukaj. I riu e ka hedhur në erë transformatorin për t’i marrë pjesët metalike dhe për t’i shitur për skrap.
Hazir Hakanaj është prangosur nga uniformat blu të Tepelenës pasi gjatë natës ka shpërthyer transformatorin që furniztonte me energji zonën.
Sipas policisë 32-vjeçari ka vjedhur gjithashtu edhe 300 metër kabull nga shtyllat që lidheshin me kabinën elektrike.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com