TIRANE, 21 Korrik /ATSH-/- Në tregjet ushqimore të vendit, çmimet e produkteve bujqësore rezultojnë të jenë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse jemi në sezonin e prodhimit bujqësor, që përkon në këtë periudhë dhe me pikun e tij, tregjet bujqësore në Shqipëri mbajnëçmime të larta për rreth 45 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj, ndryshe nga sezonet e kaluara që përgjysmonin çmimet e shitjes për këto produkte.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se çmimet mesatare të artikujve kryesorë ushqimorë në fillim të kësaj jave në tregjet shqiptare rezultojnë të qëndrueshme krahasur me një javë më parë, ndose ruajnë vlera të larta për sezonin që jemi. Sipas statistikave, çmimet mesatre të perimeve të stinës rezultojnë20-30 leke/kg më të larta se vitin e kaluar. Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë edhe prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 3,2 leke/kg.
Enver Ferizaj, president i KASH-it, u shpreh për ATSH- në se kjo "sjellje" e çmimeve të tregjet bujqësore vjen si rezultat i rritjes së eksporteve dhe kushteve klimaterike. Stina e verës atipike me rreshje dhe rrebeshe shiu ka dëmtuar prodhimin bujqësorë duke ulur sasinë dhe vonuar prodhimin në treg. Sipas Ferizaj, vetëm këtë 5 mujor, eksportet bujqësore janë rritur me mbi 28 për qind, ku në pararoje janë sektori i fruta-perimeve.
Gjithësesi veren Ferizaj, fenomeni është kalimtar, rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, pritet të sjellë gradualisht uljen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit dhe qëndrueshmëri të tyre brenda parashikime nga institucionet e linjës. Për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit, si vaj, makarona, etj, gjatë kësaj jave është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javën e kaluar . Ndërsa këtë javë perimet shitën më lirë në qytetet e Beratit, Lushnjës dhe Fierit. e.xh//a.ke/