TIRANE, 15 Nentor /ATSH/- Ky vit ka rezultuar i suksesshëm për industrinë e bimëve medicinale, pasi eksportet kanë pësuar një rritje me 8 për qind dhe parashikohet që viti të mbyllet me një vlerë monetare prej 30 milion euro.
Bimët medicinale dhe aromatike janë ndër prodhimet shqiptare në bujqësi që njohin një rritje të lartë të volumit të eksporteve. Megjithatë, mundësitë që ka vendi nuk po shfrytëzohen në vlera maksimale për shkak të problemeve teknike që paraqet sektori.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se do të mbështetet subvencionimi i fermerëve përsa i përket imputeve bujqësore. Por, sipas ekspertëve, është e nevojshme edhe krijimi i kooperativave mes fermerëve me qellim rritjen e perfitimeve nga fondet subvencion .e,xh//a.ke/





