Eksporti i mbetjeve, Konfindustria: Rënie e plotë e gjithë zinxhirit institucional! SPAK të nis hetimet      

Eksporti i mbetjeve, Konfindustria: Rënie e plotë e gjithë zinxhirit institucional! SPAK të nis hetimet      

Konfindustria ka reaguar lidhur me eksportin e mbetejeve nga Porti i Durrësit, drejt vendeve të tjera duke e cilësuar këtë si një mungesë kontrolli nga ana e institucioenev përgjegjëse dhe shfaqje e qartë e korrupsionit shtetëror.

Përmes një reagimi të bërë, Konfindustria thekson se SPAK duhet të hetojë këtë rast.

“Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për rënien e plotë të gjithë zinxhirit institucional dhe agjensive të licensimit, kontrollit, inspektimit mjedisor dhe doganor me shfaqje të qartë të korrupsionit shtetëror.  Konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshi SPAK të nxjerrin gjithë përgjegjësitë vetjake, institucionale dhe ligjore, që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare”, thuhet në reagim.

Konfiindustria ka kërkuar krijimin e Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga ajo e Turizmit

“Konfindustria, duke marrë shkak nga skandali i ndërkombëtar i eksportit të mbetjeve me cënim të rëndë të ekonomisë dhe imazhit të shtetit shqiptar, ripërsërit kërkesën drejtuar kryeministrit Rama për krijimin sa më të shpejtë të Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga Turizmi”, thuhet në reagim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 27/08/2024 09:38

    Poooo ta hetoje Spaku i E Rames. Po te futet spaku gjithe ky zinxhir qe permendet jane per burg dhe jo vetem. Jane te gjithe pjese e zinxhirit te KM. Ai nuk eshte i marre te shtrengoje lakun rreth qafes se vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja