Propozimi i Konfindustrisë: Të ndahet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në 2 portofole, po dëmtohet sezoni turistik

Propozimi i Konfindustrisë: Të ndahet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në 2 portofole, po dëmtohet sezoni turistik

Foto arkiv

Problematikat e shkaktuara gjatë sezonit turistik kanë risjellë në vëmendje tematikat e trajtimit të disa çështjeve nga dikasteret dhe drejtoritë e linjës, duke dëmtuar edhe investimet.

Propozimi vjen nga Konfindustria, e cila ka reaguar sot me një njoftim publik, ku kërkon qartazi ndarjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në dy dikastere të veçanta (portofole), duke qenë se edhe problematikat në këto sektorë janë të shumta dhe shkaktojnë dëme tek investitorët, si nga ndotja e mjedisit, deri tek mirëmbajtja, lejet e ndërtimit dhe zonat turistike apo bregdetare.

Kjo ndarje sipas tyre, do i shërbente rritjes së cilësisë së trajtimit të çështjeve dhe zgjidhjen, duke mos shkaktuar rrëmujën e viteve të fundit.

“Konfindustria, duke marrë shkak nga problematikat e mprehta të sezonit 2024, kërkon ndërtimin e një strategjie me veprime të shpejta institucionale, ekonomike dhe financiare, për të shpëtuar fuqinë konkurruese të industrisë turistike shqiptare, në sezonin e ardhshëm dhe në vazhdim. Veprimi i parë institucional i domosdoshëm është ndarja e Ministrisë së Mjedisit nga Turizmi”, thuhet në reagim.

Konfindustria propozon që ky ndryshim të bëhet që tani, për t’i paraprirë problematikave për sezonin e ardhshëm:

“Në rast të kundërt rrezikohen të goditen edhe më shumë standardet mjedisore, që prekin ashpër investimet e mëdha shtetërore dhe private të kryera tashmë në industrinë e turizmit, me pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e sistemit ekonomik dhe financiar të vendit”.

Gjithashtu kërkohet hartimi dhe zbatimi i një strategjie sa më të qartë, që “të mos rrezikohen standardet mjedisore dhe investimet e hedhura në sektorin e turizmit”, duke iu referuar edhe të dhënave ndërkombëtare.

“Këmbanë alarmi për të ardhmen e industrisë turistike shqiptare është klasifikimi në vend të fundit për pastërtinë e ujërave të Shqipërisë, e kryer nga agjencitë e BE, si dhe problematikat në menaxhimin e parkut të Butrintit, Liqenin e Ohrit, qyteteve të Beratit, Gjirokastrës...”, vihet në dukje.

Në fund, Konfindustria thekson se “është përplasje e qartë institucionale dhe që nuk ka asnjë shembull tjetër në shtetet e BE prania e një portofoli ministror të Turizmit dhe Mjedisit”.

“...është përplasje e qartë institucionale, që nuk ka asnjë shembull në shtetet e BE prania nën një portofol ministror e Turizmit dhe Mjedisit, sikurse është sot në kabinetin Rama 3. Konfindustria merr shkak për të kërkuar krijimin e Ministrisë së Mjedisit të ndarë nga Turizmi nga dhënia e lejeve të ndërtimit të njësive dhe objekteve hoteliere në kushtet e mungesës së impianteve të pastrimit të ujërave të përdorura, kapaciteteve të pamjaftueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, që detyrojnë më pas të prekin zona të mbrojtura, punimeve ndërtimore infrastrukture në shkelje mjedisore, etj.”, mbyllet reagimi.

Aktualisht, në qeverinë “Rama 3”, këto portofole janë të bashkuara në një institucion.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja