Eksportuesit italianë zbarkojnë javën e ardhshme në Tiranë! Vlerësohet roli i Drejtorisë së Doganave, lehtësimi i procedurave doganore ka rritur shkëmbimet

Eksportuesit italianë zbarkojnë javën e ardhshme në Tiranë! Vlerësohet roli i Drejtorisë së Doganave, lehtësimi i procedurave doganore ka rritur shkëmbimet

Tirana, kryeqyteti kozmopolitan i Shqipërisë, do të presë në datat 27-28 Mars 2023 Forumin e Eksportuesve Italian, një think-tank i impreditorëve eksportues. Sipas njoftimit zyrtar të IEF(Italian Export Forum), që përfaqëson më shumë se 400 sipërmarrje me volum shitjesh mbi 300 miliardë euro, në fokus do të jenë produktet “Made in Italy” dhe Shqipëria është stacioni i rradhës pas Dubait, Neë York, Milano dhe San Marino-s.

Në agjendën e diskutimeve mes pjesëmarrësve intitucionalë, ekonomikë dhe gjeopolitikë analiza dhe skenarët e ardhshëm për rritjen e bashkëpunimit mes sipërmarrjes së dy vendeve kryesisht në fushën e bujqësisë, industrisë së përpunimit, infrastrukturës, produkteve të luksit si dhe sektorëve të tjerë me interes reciprok.

Forumi do të përshëndetet nga Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Italian Massimo D’Alema, dhe ministrat e Bujqësisë dhe të Sipërmarrjes, ndërkohë që të ftuar janë më shumë se 50 eksportues italianë si dhe përfaqësues të autoriteteve të dy vendeve, përfshirë dhe ish-drejtorin e përgjithshëm të Doganave Marcello Minenna.

Bashkëpunimi mes autoriteteve doganore në funksion të lehtësimit të eksporteve dhe importeve mes dy vendeve, ndërkohë që nga shtatori 2022 mes doganave të dy vendeve është nënshkruar marrëveshja për shkëmbimin elektronik të të dhënave me synim përshpejtim të kontrolleve doganore, si një mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të nismave të Korsive të Gjelbërta dhe Blu drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe për vitin 2022 volumi shkëmbimeve tregtare ishte 1 342 237 ton me një vlerë prej 3 miliardë e 494 milionë euro nga të cilat 1 miliardë e 729 milionë euro importe dhe 1 miliardë e 764 milionë euro eksporte. Për vitin 2022 vihet re rënia e importeve nga Italia me 35 % ndërkohë që eksportet tona drejt Italisë përbëjnë mbi 18.3 % të totalit të eksporteve dhe u rritën 39 përqind krahasuar me vitin 2021.

Për këtë aktivitet të rëndësishmë kanë shkruar edhe mediat italiane. Ato i referohen deklaratave të drejtuesit të Forumit Italian të Eksportit, Lorenzo Zurino, i cili thotë se ky forum po krijon sërish “ura” dhe po kthen në qendër të vëmendjes tregje të reja për shkëmbime fitimprurëse dhe hapjen e mundësive konkrete zhvillimit .

“Në gjeografinë e Ballkanit, Shqipëria pozicionohet në vijën e bashkimit mes Perëndimit dhe Lindjes, në zemër të Evropës, kontinentit dhe territorit të përzier të kontaminimit kulturor që shpreh morinë e të cilit ajo përbëhet përmes projekteve të vlefshme, duke formuar autenticitetin të një pëlhure gjeopolitike autentike dhe shumë prestigjioze. Nevoja për të vepruar në të tashmen e kombinuar me një orientim drejt së ardhmes, e kanë çuar Shqipërinë në dhjetë vitet e fundit në një periudhë rritjeje të vazhdueshme”, thuhet në shkrim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol