Ekspozitë me vepra arti për Barroson
“Dita nuk mund të mbyllej më mirë”

Ekspozitë me vepra arti për Barroson<br />“Dita nuk mund të mbyllej më mirë”
TIRANË - Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka marrë pjesë në një ekspozitë me vepra arti të hapura në Tiranë në nder të këtij të fundit. Në këtë aktivitet, sipas njoftimit kanë qenë të ftuar edhe anëtarë të opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.
 
Çelja e ekspozitës u bë nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila gjatë fjalës së saj foli edhe për mospraninë e opozitës duke thënë se “I ftuam të gjithë në këtë ngjarje,ashtu si bëmë të shtunën, por disa zgjodhën të jenë të pranishëm, disa të tjerë zgjodhën të na ndjekin nga televizori.
 
Ndërkohë që Presidenti i KE Barroso, në fjalën e tij e ka vlerësuar këtë ekspozitë duke u shprehur se nuk mund të mbyllej më mirë se sa të qenurit në atë eveniment.
 
“Rekomandimi i KE u miratuar në formë unanime për dhënien e statusit, tashmë Shqipëria hyn një stad tjetër më të avancuar. Dhënia e statusit ka qenë një pranim i punës që ka bërë qeveria, nuk ka shumë kohë për të festuar pasi ka shumë për të bërë. Shqipëria do të përfitojë nga programi i BE për kulturën, që në total është 5 miliardë para se të anëtarësohet .”
 
 
Të pranishëm në këtë ekspozitë kanë qenë disa ministra të kabinetit Rama, kreu i Kuvendit Meta , ambasadorë të ndryshëm, etj.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë