U çel në Shtëpinë Kadare ekspozita "Qytetet e Kadaresë", bashkëpunim i Bashkisë Gjirokastër, Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare.
Ekspozita synon të ndërtojë përmes titujve, pasazheve, librave por edhe imazhesh simbolike një nga tiparet më interesante të veprës së Kadaresë, “shkrimin e Qytetit”, shndërrimin e tij në një personazh të mirëfilltë letrar.
Natyrshëm, ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në Kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, për të vijuar me qytetet e tjera që kanë lënë mbresë jo thjeshtë në jetën e autorit por sidomos në tekstet dhe krijimet e tij: Moska, Stambolli, Tirana, Parisi etj.
Ekspozita është një ndër aktivitetet e planifikuara në kalendarin kulturor në kuadër të Vitit Kadare dhe do të qëndrojë në Gjirokastër në datat 13- 20 Maj.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com