Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar është çelur te merkuren ekspozita e quajtur "Bunker Albania" nga Robert Hackman, i cili sjell nëpërmjet kësaj ekspozite një pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri.
Ekspozita, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar, shfaq bunkerët jashtë dhe brenda ambienteve, transformimet e tyre në vende banimi ose argëtimi.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.
Mirela Kumbaro dhe Robert Hackman
Në fjalën e saj ministrja Kumbaro u shpreh se, "kjo ekspozitë është interesante dhe e veçantë në llojin e vet sepse i shohim bunkerët të parë nga syri i një të huaji, i cili i sheh ato jo si objekte lufte, por si atraksion turistik".
"Së shpejti do të kemi një transformim edhe të bunkerëve atomikë, që ekzistojnë në Shqipëri, në galeri arti" ka shtuar Kumbaro në fjalën e saj.
Autori i ekspozitës, Robert Hackman, në fjalën e tij falënderoi ministrinë e Kulturës dhe Muzeun Historik Kombëtar që i dhanë mundësinë për të realizuar këtë ekspozitë, si dhe popullin shqiptar për ngrohtësinë dhe mikpritjen e kurdohershme.
Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më datën 29 tetor në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.
ATSH
/Shqiptarja.com