Ekspozita e Edi Hilës ende në Galerinë Kombëtare, sot biseda me studiuesin Zef Paci

Ekspozita e Edi Hilës ende në Galerinë Kombëtare, sot biseda me studiuesin Zef Paci

Edi Hila

Ekspozita e piktorit të mirënjohur Edi Hila qëndron ende e çelur që nga muaji prill në Galerinë Kombëtare të Arteve. Me këtë rast, institucioni ka bërë një ftesë për një bisedë të hapur për publikun nga studiuesi Zef Paci.

“Një bisedë përmes së cilës do të keni mundësinë të njihni artin e Edi Hilës, artistit të ekspozitës “Piktori i Transformimit”, thuhet  në njoftimin zyrtar.

Ekspozita e Edi Hilës është prezantuar me të gjithë retrospektivën e krijimtarisë së tij nga rinia deri në punimet më bashkëkohore. Njoftohet se biseda me studiuesin Paci do të zhvillohet më 25 korrik në Galerinë Kombëtare të Arteve (Tiranë).

Studiuesi dhe kritiku i artit Zef Paci është diplomuar për Pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe ka gradën Doktor prej Qendrës së Studimeve Albanologjike Shqiptare pranë Institutit të Studimeve të Antropologjisë dhe Artit në një studim mbi fotografinë e Marubit.

Prej vitit 1999 ai është profesor i Historisë së Artit dhe Pikturës në Universitetin e Arteve në Tiranë pranë Fakultetit të Arteve të Bukura.

Përkrah veprimtarisë didaktike, ai ka marrë pjesë në ekspozita si autor, ka realizuar disa skenografi teatri, afreske, evitrazhe për ndërtesa kulti dhe ka qenë pjesëmarrës në konferenca e Workshope.

Ka kuruar dhe bashkëkuruar ekspozita të ndryshme kolektive e vetjake të disa e fotografëve (Marubi, Idromeno, Pici, Jakova, Rraboshta, Nënshati) dhe disa artistëve të njohur shqiptarë (Edi Hila, Franc Ashiku, Lek Tasi) si dhe ndërkombëtare (What happened to the general?”, etj).

Në 2016 ishte kurator i ekspozitës permanente të Muzeumit Kombëtar të Fotografisë Marubi. Paci është Autor i disa katalogëve dhe botimeve mbi artin, imazhin dhe fotografinë: Monografinë: “Marubi,fotografia si ritual” (2012); MARUBI: The moving lens of an archive”, Botim i Galerisë Kombëtare të Kosovës (2014); The History of Europian Photography 1939-1969 II, 2014, dhe The History of Europian Photography 1970-2000III,2016 (fotografia shqiptare), (Central Europian House of Photography).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin