Ekspozohen vizatimet e rralla të 50 artistëve shqiptarë, nga nudot e Edi Hilës tek portreti në burg i Faslli Halitit

100 vizatime të para edhe pas viteve ‘90 janë ekspozuar si rrallëherë në Muzeun Historik Kombëtar. Veprat e artistëve më në zë shqiptarë, si Guri Madhi, Ibrahim Kodra, Skënder Kamberi, Faslli Haliti kanë në qendër portrete, peizazhe, por nuk mungojnë nudot e Edi Hilës. Faslli Haliti na rrëfen portretin e një të burgosuri e krijuar gjatë kohës së komunizmit, pas një dënimi treditor që sistemi i kohës i kishte dhënë artistit të ardhshëm.

 “Ky është një vizatim, që unë e kam bërë në vitin 1956, kur isha piktor i shtëpisë së oficerëve në Lushnje. Kisha për të bërë disa objektiva, por duke qenë së nuk i mbarova, komandanti më dënoi me tre vjet burg. Ky vizatim është bërë në burg”, rrëfen piktori Faslli Haliti.

Fatmir Miziri sjell tablo të dy sistemeve të ndryshme, fëmijët në kampe verore dhe portrete, ndërsa, Mikel Temo, na rrëfen punët e realizuara prej tij, ku përpos lapsit ka hezituar të përdor edhe ngjyrat

“Vizatimi është gramatika e të shprehurit në artet vizive. Sot ka shumë keqkuptime, disa i quajnë ushtrime, disa mirëfilltazi vepër arti, unë e shikoj si diçka të ndërmjetme”, thotë Miziri.

Helidon Haliti, i cili vjen si kurator i ekspozitës me vizatime dhe të akuarelit, shprehet se objektivi është arritur, përpos situatës së vështirë që është duke kaluar mbarë njerëzimi, siç është pandemia Covid 19.

“Objektivi i parë janë gjurmët, që artistët kanë ardhur edhe kanë lënë në vendin tonë, duke realizuar veprat, por edhe duke i demonstruar ato për studentët”, thotë Haliti.

Ekspozitat në sallat e Muzeut Historik Kombëtar, publiku mund t;i vizitojë deri në datë 25 qershor,  duke respektuar edhe rregullat e distancimit.

Nudot e Edi Hilës dhe  portreti në burg i Faslli Halitit 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë