Ekspozita e ‘Taso GRAVURA’ në Pogradec, grafikat me nëntekst njerëzor e cila ka ‘rrëmbyer copëza’ nga 101 qytete të vendit

101 gravura ku përjetësohen qytete të ndryshme të Shqipërisë, janë sjellë përmes një ekspozite të titulluar “Taso Gravura” në Galerinë e Arteve në Pogradec nga piktori Anastas Kostandini.

Taso GRAVURA”, është ekspozita me 101 gravura të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë sjellë nga piktori Anastas Kostandini në Galerinë e Artit në qytetin e Pogradecit.

Një përmbledhje e 40 viteve krijimtari të artistit, miq, kolegë, të ftuar dhe të afërm të piktorit u bënë pjesë e ekspozitës duke ndarë përjetimet e tyre.

 “Është një dorë e sigurt, sepse ai zotëron të gjithë mjetet e një vizatuesi të lindur që vizaton me korrektësi nën presionin e emocioneve. Nuk është thjesht një art mimetik, nuk është një art që fotografon një vend por artisti transmeton një gjendje. Është një ekspozite retrospektive qe transmeton pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij”- tha Prof. Dr. Luan Topçiu

Për aktorin Kastriot Ramollari, Taso është një nga mjeshtrat shqiptarë të vizatimit, që përmes artit pamor i ka falur Pogradecit një nga përjetësimet e tij.

 “Respektoj një mik të veçantë, që për mua nga pikëpamja profesionale është një nga mjeshtrët më të veçantë shqiptarë të vizatimit. Këtu ka grafika me subjekt nga familja, nga qytete të ndryshme, kënde të veçanta të Pogradecit sepse sjell lashtësinë, dhe besoj që Taso me këtë ekspozitë i ka falur qytetit një nga përjetësimet e tij.- tha Kastriot Ramollari

Vetë piktori Taso rrëfen se grafiket janë një shprehje e gjendjes emocionale ku eksperiencën e tij zgjedh ta ndajë paralelisht me pikturën.

 “Kjo është një ekspozitë e veçantë pasi është vetëm me gravura, më së shumta janë në dru. Sa i përket temës në qendër është qyteti. Ajo që kam dashur të jap është një peizazh social, sepse unë kam shumë sensibilitet për qytetin.  Grafikët e mia nuk kanë karakter komercial, janë si të thuash shprehje si një shkrimtar, kur bën poezi. Unë jam përpjekur ta jap këtë nëntekst njerëzor përmes grafikëve të mia.’- tha piktori Anastas Kostandini

Espozita “Taso - Gravura” do të qëndrojë e hapur për publikun Pogradecar, deri më 25 për të vazhduar rrugëtimin në qytete të tjera të Shqipërisë.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja